Zjarrfikësi në Tropojë i identifikuar si Altin Ismajlfufi është lënë në burg nga Gjykata e Tropojës katër ditë pas vrau me pistoletë bashkëfshatarin e tij Isat Goçajn. Burime bëjnë me dije për Gijotina.com se Ismajlfufi me profesion zjarrfikës, ka deklaruar para togave të zeza se e ka qëlluar në këmbë për ta plagosur, por plumbi i ka kapur një arterie, duke bërë që Goçaj të ndërrojë jetë rrugës për në spital.
Ai ka deklaruar se vazhdimisht kishin pasur përplasje dhe ditën kur ndodhi edhe ngjarje e rëndë, viktima kishte qëlluar me shuplakë nënën dhe djalin e tij brenda banesës së tyre. Në fshatin Çerem autori njihej si njeri i qetë dhe jo problematik.
Vrasja
Isat Goçaj dhe Altin Ismajlsufi jetonin në banesat përballë njëra-tjetrës dhe një sipërfaqe buzë rrugës pretendohej nga secili prej tyre .
Grupi hetimor i çështjes ka mësuar se dy familjet ishin në konflikt të vazhdueshëm prej 4 muajsh. Altin Ismajl Isufi tha në polici pas arrestimit se Goçajt i kërcënonin dhe dhunon vazhdimisht ne fshat te afermit e tij.
“Prej muajsh kishim debate të vazhdueshme. Isati më dhunonte familjen sapo i shihte në rrugë. Shkak i sherreve tona është një sipërfaqe toke që ndodhet pranë shtëpive tona. Edhe pak orë para se të takohesha me Isatin, djali më tha se ai e kishte dhunuar. Ndërsa nënën time e kishte shtyrë në oborr”, ka thënë Ismajl Isufi .
Kujtojmë se vrasja ndodhi rreth orës 15:30 të së shtunës. Ismajl Isufaj u arrestua nga uniformat blu 3 ore pas ngjarjes. Pas arrestimit te tij, policia sekuestroi edhe pistoletën me të cilën kreu vrasjen. Altin Ismajl Isufi kishte punuar si zjarrfikës.