GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Talebanët shpallën qeverinë, SHBA reagon për herë të parë

17:19 - 08/09/21
në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
Talebanët shpallën qeverinë, SHBA reagon për herë të parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Menjëherë pas shpalljes së qeverisë, reagon për herë të parë SHBA. Kjo e fundit thotë se po analizojnë njoftimin e talebanëve për një qeveri të përkohëshme në Afganistan dhe se “e kanë bërë të qartë qëndrimin se populli afgan meriton një qeveri gjithëpërfshirëse.”

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë nga Talebanët që të respektojnë angazhimin për të lejuar largimin e sigurt për shtetasit e huaj dhe afganët me dokumente udhëtimi, përfshirë lejimin e fluturimeve për avionët që janë gati shkojnë jashtë Afganistanit në destinacionet e mëtejshme për të cilat është rënë dakord,” i tha Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Ne gjithashtu përsërisim se presim që talebanët të japin siguri që territori afgan të mos përdoret për të kërcënuar ndonjë vend tjetër dhe të lejojë qasje humanitare në mbështetje të popullit afgan. Bota po e ndjek me vëmendje situatën”, tha zëdhënësi.

Talibanët shpallën të martën një qeveri islamike të përkohëshme, duke thënë se ajo do të drejtohet nga Mullah Hasan Akhundi, një bashkëpunëtor i ngushtë i themeluesit të lëvizjes islamike, Mullah Omar.

Njoftimi erdhi një ditë pasi talebanët deklaruan se kishin pushtuar provincën veriore të Panjshirit, duke i dhënë fund bazës së vetme të rezistencës së armatosur ndaj sundimit të tyre në vendin e shkatërruar nga konflikti.

Zëdhënësi kryesor i talebanëve Zabihullah Mujahid tha në një konferencë shtypi në Kabul se të gjitha emërimet ishin në detyrë dhe se krerët e ministrive të tjera do të emërohen së shpejti.

Akhund, që besohet të jetë në të 60-at, vjen nga provinca jugore afgane e Kandaharit, ku është themeluar lëvizja Talebane. Ai kishte udhëhequr këshillin drejtues të grupit, i cili kishte urdhëruar sulme kryengritëse kundër Shteteve të Bashkuara dhe forcave aleate gjatë gati 20 viteve të luftës.

Mulla Abdul Ghani Baradar, kreu i zyrës politike të grupit, do të shërbejë si zëvendëskryeministër në qeverinë e përkohëshme. Sirajuddin Haqqani do të jetë ministër i brendshëm.

Amir Khan Muttaqi do të jetë ministër i jashtëm dhe Mohammad Yaqoob, i biri i Omarit, do të jetë ministri në detyrë i mbrojtjes, shtoi zëdhënësi Mujahid.

Haqqani është kreu i rrjetit Haqqani, i përfshirë nga Shtetet e Bashkuara në listën e organizatave terroriste globale.

Uashingtoni ka ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacionin që ndihmon për arrestimin e Haqkanit nën akuzat për drejtimin e sulmeve vdekjeprurëse kundër forcave amerikane dhe aleate në Afganistan. SHBA e denoncon rrjetin Haqqani si “grupi kryengritës më vdekjeprurës dhe më i sofistikuar”.

Shefi i talebanëve Hibatullah Akhundzada do të jetë udhëheqësi suprem i përgjithshëm i qeverisë, ose “Emiratit Islamik të Afganistanit,” tha Ahmadullah Wasiq, ministri në detyrë i informacionit, ndërsa fliste me gazetarët pas konferencës për shtyp të së martës.

Grupi radikal rimori pushtetin në Kabul muajin e kaluar pasi pushtoi pjesën tjetër të vendit në një javë përparimi të shpejtë në fushën e betejës ndërsa trupat amerikane dhe aleate tërhiqeshin nga vendi. Mungesa e mbështetjes vendimtare ushtarake të huaj çoi në kolapsin e forcave të qeverisë afgane.

Talebanët që atëherë kanë siguruar afganët dhe vendet e huaja se do të vendosin një “qeveri gjithëpërfshirëse” në vend dhe nuk do të rikthejnë sundimin e tyre të ashpër islamik të viteve 1990, të shoqëruar nga një sistem brutal i drejtësisë dhe ndalimi i grave dhe vajzave nga jeta publike. Deri tani, të gjithë personat e emëruar në kabinetin kujdestar janë anëtarë talebanë.

Presidenti amerikan Joe Biden, kur u pyet të hënën nëse administrata e tij do të njihte talebanët, tha: “Jo. Është një rrugë e gjatë.”

Të martën, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki përsëriti se nuk kishte nxitim për njohje.

“Do të varet nga hapat që ndërmarrin talebanët. Të gjithë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, do të shikojnë nëse do të lejohen qytetarët amerikanë dhe qytetarët e vendeve të tjera të largohen, nëse lejojnë individët që duan të largohen nga vendi të largohen, si i trajtojnë gratë dhe vajzat në të gjithë vendin. “

SHBA dhe komuniteti global në përgjithësi u kanë kërkuar talebanëve të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të ndërpresin lidhjet me terroristët e Al-Kaidës dhe të përfshijnë në përfaqësim të gjitha etnitë afgane nëse duan të mbeten pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.

Kombet e Bashkuara theksuan të martën, ndërsa reaguan ndaj njoftimit të talebanëve, se vetëm një zgjidhje e negociuar dhe gjithëpërfshirëse do të sjellë paqe të qëndrueshme në Afganistan.

“OKB -ja mbetet e angazhuar për të kontribuar në një zgjidhje paqësore; mbështetja e të drejtave të njeriut të të gjithë afganëve, veçanërisht grave dhe vajzave; nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm; dhe sigurimi i ndihmës humanitare jetike dhe mbështetja kritike për civilët në nevojë”, tha zëdhënësi i OKB -së Farhan Haq në konferencën e përditshme të shtypit në Nju Jork.

Michael Kugelman, zëvendës drejtor i programit të Azisë në Qendrën Wilson, vuri në dukje se në të gjitha pozicionet kryesore janë emëruar udhëheqësit talebanë. “Nuk është aspak gjithëpërfshirëse dhe kjo nuk është për t’u habitur. Talebanët nuk kishin lënë kurrë të kuptohej se mes ministrave të kabinetit të tij do të përfshiheshin elementë të tjerë përveçse nga lëvizja e tyre,” shkruante Kugelman në Twitter.

Të paktën 10 persona në kabinetin 33-anëtarësh Talebanë të shpallur të martën ishin pjesë e ekipit të grupit që negocioi marrëveshjen e paqes të shkurtit 2020 me SHBA-në, që i hapi rrugën tërheqjes së të gjitha forcave të huaja nga gati 20 vjet luftë në Afganistan. Tërheqja ushtarake përfundoi më 31 gusht, në përputhje me direktivat e presidentit Biden./ VOA

Etiketa: SHBATalebane

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Covid 19/ Institucionet burim infeksionesh!

Covid 19/ Institucionet burim infeksionesh!

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com