COVIDI i merr jetën një 62-vjeçareje nga Belshi, mbrëmjen e sotme.
Viktima është Xhevaire Bejtja, e cila u transportua me ambulancë nga Belshi për në spitalin e Elbasanit pas problemeve shëndetësore.
Mjekët dyshuan për COVID dhe i bënë tamponin, ku rezultoi se ishte e infektuar.
Menjëherë e nisën për në Tiranë, por rrugës për te Infektivi në kryeqytet ndërroi jetë.