Manchester City ka hedhur sytë nga Seria A dhe është duke ndjekur me kujdes mbrojtësi francez të Mila, Theo Hernandez.
Sipas ‘The Sun’ City është duke e parë 23-vjeçari si zëvendësues të Benjamin Mendy dhe duan që ta afrojnë atë sa më shpejt në Premier League.
Rikujtojmë që 27-vjeçari është arrestuar nën akuzat e 4 përdhunimeve të minoreneve dhe aktualisht është duke u mbajtur në burg.
Për këtë arsye ‘Citizenët’ kanë nevojë për një mbrojtës në krahun e majtë dhe ndaj janë duke e parë francezin si opsionin e parë të tyre./Gijotina.com