GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rindërtimi në Thumanë, Ahmetaj tregon kur përfundojnë punimet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rindërtimi në Thumanë, Ahmetaj tregon kur përfundojnë punimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj kanë inspektuar procesin e rindërtimit në Thumanë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.

Ministri Ahmetaj tha se rindërtimi në Thumanë ka hyrë në fazën përfundimtare si me shtëpitë individuale, ashtu edhe me banesat kolektive. 14 pallate dhe 156 shtëpi individuale pritet të jenë gati në fund të këtij viti për të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre.

“Janë 156 njësi individuale që janë në fazën e fundit, qoftë në ambientet e brendshme, por dhe në ambientin e jashtëm. Ambienti i jashtëm do investohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, një lot i madh që do trajtojë të gjitha ambientet e jashtme që ka filluar të procesohet nga Fondi. Objektivi është që në 26 nëntor të këtij viti të jetë i përfunduar kantieri i shtëpive individuale. Ndërkohë janë 278 apartamente në 14 pallate. Gjithashtu, në krah të pallateve kemi edhe shkollën. Kati i parë i të gjitha pallateve është konceptuar si ambient për shërbime komunitare, edhe ekonomike, të hapura e me një lartësi të diferencuar nga apartamentet, nga kati i dytë e sipër”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Përveç njësive të banimit, lagjja e re në Thumanë do të ketë edhe ambiente të gjelbra dhe terrene sportive për komunitetin, ku përfshihen fusha sportive, të cilat do t’i shërbejnë edhe shkollës së re.

“Kjo është si një lagje në çdo qytet të Europës. Njësoj si lagjet me standarde europiane”, tha Rama.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019, kishte si epiqendër fshatin e Kodër-Thumanës, ku në total 51 njerëz mbetën të vdekur dhe mbi 3,000 vetë u plagosën.

Etiketa: Arben AhmetajEdi Rama

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
E habitshme, PSG fut Macronin si ndërmjetës që të bindë Mbappen të mos largohet

E habitshme, PSG fut Macronin si ndërmjetës që të bindë Mbappen të mos largohet

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com