GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sot seanca plenare, a do t’i bindet Berisha Bashës?

08:08 - 10/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot seanca plenare, a do t’i bindet Berisha Bashës?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në orën 10:00 nis seanca e parë parlamentare e Kuvendit të ri. Sot, 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, nga ku 74 PS, 59 PD, 4 LSI dhe 3 PSD, do të ulen në sallën e Kuvendit për të shënuar nisjen zyrtare të kësaj legjislature.

Rregullorja e Kuvendit përcakton se drejtues i seancës së parë plenare është deputeti më i vjetër në moshë, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Këtë përgjegjësi do e ketë deputetja e PS-së Luljeta Bozo.

Seanca e parë pritet të ketë më së shumti një atmosferë formale, ku do të nisë procesi i verifikimit të mandateve të ligjvënësve dhe betimit të tyre. Kjo do të jetë seanca e parë, pas të cilës do të thërritet një e dytë, në të cilën do të votohet kryetari i ri i Kuvendit. Gijotina.com, njoftoi më herët se seanca e dytë do të nisë në orën 17:00.

Lindita Nikolla është e përzgjedhura e socialistëve për të drejtuar Parlamentin në këtë legjislaturë. Procedura saktëson se emri i saj do të duhet të propozohet nga të paktën 15 deputetë, ndërkohë që zgjidhja zhvillohet pa debat dhe me votim të fshehtë.

Surprizat këtë seancë i rezervon PD, ku ditën e enjte, kreu i demokratëve, Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta.

Basha tha se “Partia Demokratike është partia më pro-amerikane dhe më pro-europiane dhe ky vendim do të shmang keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës”.

Disa ditë më parë, në një intervistë për mediat, Sali Berisha u pyet se çfarë qëndrimi do të mbante nëse PD merrte një vendim për largimin e tij. Në përgjigjen e tij ndaj pyetjes, ish-kryeministri tha se do të bënte gjithçka që PD të bëhej ajo që ka qenë. 

“Nëse PD apo kushdo tjetër do ndërmerrte një vendim aparimor, Sali Berisha do bënte gjithçka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve. Asnjë lloj kufizimi nuk mund të kem unë në kuadrin ligjor kushtetues për rikthimin e PD në vlerat për të cilat është reformuar”, tha Sali Berisha. Duke pranuar kështu nën zë, se ai do të dilte kundër “djalit” të tij politik, për të marrë sërish në duar frerët e PD.

Në mbledhjen e grupit parlamentar që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes, mësohet se Basha mbajti përgjegjësinë për vete duke deklaruar se nuk do e kalojë në votim, me pretekstin se partia demokratike do të përçahet.

Berisha pas këtij veprimi të Bashës ka deklaruar se nuk do të krijoj një grup të ri, por do të vazhdoj betejën për të rikthyer sovranitetin e PD.  Madje, në daljen e tij për media, ai ka artikuluar dhe dorëheqjen e liderit të sotëm të opozitës, duke u shprehur se duhet të kishte dhënë dorëheqjen pesë herë para se të vriste sovranitetin e PD.

Etiketa: Lulzim BashaSali Berisha

Lajme të lidhura

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt
Breaking Views

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin
Breaking Views

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
Agjentët e BKH trokasin në kryeministri, Rama: Trimoshat nuk pranuan të dorëzonin patllaken të dera
Breaking Views

Agjentët e BKH trokasin në kryeministri, Rama: Trimoshat nuk pranuan të dorëzonin patllaken të dera

10:30 - 14/12/25
Para
Zbulohet arsyeja e largimit të Jack Nicholson nga aktrimi

Zbulohet arsyeja e largimit të Jack Nicholson nga aktrimi

TË FUNDIT

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka...

Lexo më shumë
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

13:27 - 14/12/25
Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

11:43 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com