GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Ish-ministri i del në krah Berishës: Më mirë Rama se Luli

08:47 - 10/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-ministri i del në krah Berishës: Më mirë Rama se Luli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dalë në krah ish-kryeministrit Sali Berisha, pas vendimit të Lulizm Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.

Manjani shkruam së Facebook, se Basha harxhoi vendimin e jetës së tij për të larguar një njeri të vetëlarguar nga PD, ndërsa shton me ironi se zgjedh dhe Ramën në vend të tij.

“Vendimin e jetës ky e harxhoi për të përzënë Berishën nga partia, dmth nga asgjëja. Dhe ne prisnim që ky të kishte vendimin e jetës së tij largimin e Ramës dhe ardhjen e vet në pushtet, dmth tek vetë gjëja.

Zhgënjim… Lulzim Basha, që harxhoi vendimin e jetës së Tij politike, me një njeri të vetlarguar nga partia që prej 8 vitesh, nuk ka më asnjë shanc të bindë njeri t’i shkojë nga prapa. Sot kanë përfundimisht të drejtë të gjithë ata që na thoshin se Luli nuk bën për këtë punë. Luli ka humbur tashmë mbështetje të një shumice të madhe votuesish që duan ndryshim. Sinqerisht, unë vetë sot mendoj se është më mirë Rama aty ku është sesa të mbaj shpresë tek Luli, që krijon debat me partinë e vet për një të vetlarguar në fund të fundit… Vaj hallin ç’mund të bëjë ky ndaj atyre që duan të zhvillohen në karrierë..!”

Ndër të tjera, ish-ministri shkruan se tani Bashës i ka mbetur të japë dorëheqjen, ose do jetë PD që do largohet nga jeta politike në vend.

“Uroj që të marrë sa më parë edhe vendimin e dytë të jetës së Tij: të dorëhiqet paqësisht. Ai nuk drejton dot më atë parti. Ai nuk është në harmoni logjike, politike e shpirtërore me atë parti. Mbi të gjitha, Basha ka dhënë qartësisht idenë se është i shantazhueshëm. Ky është fundi. Ata që e mbajnë nën shantazh nuk e falin. Herët a vonë do ta këpusin. Por deri atëherë do ketë bërë më shumë dëm sesa të mira.

Gjykoj se alternativa që mbetet është: o ikën Luli, o ikën PD nga jeta politike. (Largimi i PD ishte edhe qëllimi i gjithë superpropagandës së superpushtetit, të paktën i 2 viteve të fundit.) Nga ana tjetër, nuk është zgjidhje as rikthimi i Doktorit në krye të saj… Në këtë pikë PD nuk mund të jetë më çështje vetëm e demokratëve. PD duhet të synonte të forconte lidhjet me shqiptarët që e votojnë dhe jo me ambasadat që e shantazhojnë… Se në zgjedhje të votojnë shqiptarët, jo ambasadorët. As kundërshtarët politikë”, shkruan Manjani.

Mbëmjen e djeshme, Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta. Në mbledhjen e grupit parlamentar që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes, mësohet se Basha mbajti përgjegjësinë për vete duke deklaruar se nuk do e kalojë në votim, me pretekstin se partia demokratike do të përçahet.

Berisha pas këtij veprimi të Bashës ka deklaruar se nuk do të krijoj një grup të ri, por do të vazhdoj betejën për të rikthyer sovranitetin e PD.  Madje, në daljen e tij për media, ai ka artikuluar dhe dorëheqjen e liderit të sotëm të opozitës, duke u shprehur se duhet të kishte dhënë dorëheqjen pesë herë para se të vriste sovranitetin e PD.

Etiketa: Sali BerishaYlli Manjani

Lajme të lidhura

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Para
Shtyhet viti i ri shkollor në Kosovë, çfarë është vendosur

Shtyhet viti i ri shkollor në Kosovë, çfarë është vendosur

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet babai: Më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com