GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Situata në Kosovë, BE dërgon mision vëzhgimi

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
BE rrit përpjekjet për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian vendosi të dërgojë në Kosovë një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 17 tetor.

Vendimi vjen në përgjigje të një kërkese të bërë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në njoftimin e BE-së thuhet se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, emëroi deputetin e Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl, shef të misionit vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë.

Pas këtij vendimi, Borrell tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj evropian dhe në forcimin e qeverisjes demokratike.

“Për të tretën herë, ne do t’i vëzhgojmë zgjedhjet komunale në Kosovë përmes një misioni të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve. Besoj se prania e këtij misioni do të kontribuojë për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, si dhe të ndihmojë reformat e nevojshme zgjedhore për të ardhmen. Presim që të vazhdojmë bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës për të forcuar procesin zgjedhor, në përputhje me gjetjet dhe rekomandimet e misioneve tona”, tha Borrell.

Mandl tha se është i nderuar për besimin që i është dhënë me emërimin.

“Jam i bindur se misioni do të sjellë një vlerë të shtuar në procesin zgjedhor. U gëzohem takimeve dhe angazhimit me autoritetet në terren, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe pjesëmarrësit tjerë në procesin zgjedhor”, tha ai.

Sipas një njoftimi të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, dhjetë ekspertë zgjedhorë janë vendosur tashmë në Prishtinë.

Deri në mes të shtatorit, atje do të arrijnë edhe 22 vëzhgues afatgjatë.

Misioni do të përforcohet me vëzhgues afatshkurtër gjatë ditës së zgjedhjeve, përfshirë edhe në rast të rundit të dytë, më 14 nëntor. / REL

Lajme të lidhura

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

Pritet marrëveshja SHBA-Iran, çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët prej gati dy muajsh

15:28 - 12/06/26
Sulmi amerikan ndaj cisternës pranë Omanit, humbin jetën tre marinarë indianë
Botë

Sulmi amerikan ndaj cisternës pranë Omanit, humbin jetën tre marinarë indianë

15:05 - 11/06/26
Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin
Botë

Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin

15:29 - 10/06/26
Para
Rama i shtrin dorën Bashës, asnjë koment për Berishën

Rama i shtrin dorën Bashës, asnjë koment për Berishën

TË FUNDIT

Vangjel Tavo ndërton për “Green Coast” një landfill në Palasë/ 750 MLN lekë i jepen me tender fiktiv nipit të Sadri Abazit për gropën e plehrave
Breaking Views

Vangjel Tavo ndërton për “Green Coast” një landfill në Palasë/ 750 MLN lekë i jepen me tender fiktiv nipit të Sadri Abazit për gropën e plehrave

23:43 - 12/06/26

Samir Mane është Stacionin “shtet” më vete në Palasë! E gjithë Himara përdor Stacionin e Transferimit të Mbetjeve në Qafën...

Lexo më shumë
Kanadaja arrin të barazojë Bosnje Hercegovinën në një ndeshje spektakolare

Kanadaja arrin të barazojë Bosnje Hercegovinën në një ndeshje spektakolare

23:02 - 12/06/26
Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, rritet pjesëmarrja e emigrantëve

Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, rritet pjesëmarrja e emigrantëve

22:44 - 12/06/26
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia

21:59 - 12/06/26
Aktivistja: Përgëzojmë SPAK për arrestimet lidhur me Zvërnecin!

Aktivistja: Përgëzojmë SPAK për arrestimet lidhur me Zvërnecin!

20:12 - 12/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusumatbetjojobetcratosroyalbet girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişcasibomjojobetjojobet girişcasibom girişgrandpashabet girişmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet