GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ulet borxhi i jashtëm në tremujorin e dytë të 2021

15:02 - 10/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ulet borxhi i jashtëm në tremujorin e dytë të 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fund të qershorit 2021, Borxhi i Jashtëm Bruto (BJB) i Shqipërisë shënoi 8,811 milionë euro, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë.

Gjatë tremujorit të dytë, stoku i BJB-së u ngushtua me rreth 54 milionë euro (ose 1%), në reflektim të vlerës neto negative të transaksionit, prej –38 milionë euro. Në të njëjtën kohë, efekti i përllogaritur i zhvlerësimit të monedhave USD dhe GBP, kundrejt EUR pati ndikim në uljen e vlerës në euro të detyrimeve të shprehura në këto monedha, me rreth –18 milionë euro. Ndërkohë, ndryshimet e tjera nga ri-klasifikimi vlerësohen pozitive në rreth +1.3 milionë euro.

Borxhi i Jashtëm Bruto në raport me PBB u zvogëlua nga 66.6% në 63.7%. Ecuria e tepricës së BJB-së gjatë tremujorit, vëren tkurrjen e borxhit të jashtëm (kryesisht borxhit publik1 ) në terma afatgjatë. Në tremujorin e dytë, shlyerjet e huave afatgjata rezultuan më të larta se tërheqjet e huave të reja për Qeverinë e Përgjithshme.

Në masën 89%, BJB prezantohet në maturitetin afatgjatë, teprica e të cilit u zvogëlua me 134 milionë euro në reflektim të ngushtimit të borxhit publik. Në të njëjtën kohë, BJB në maturitetin afatshkurtër u rrit me 79 milionë euro në nivelin 970 milionë euro, si pasojë e rritjes së detyrimeve afatshkurtra “monedha dhe depozita” dhe “hua” të Korporatave Depozituese. Për Autoritetin Monetar – alokimet e SDR2 nga FMN, nuk kanë regjistruar ndryshime të konsiderueshme gjatë periudhës.

Monedha evropiane (EUR) është monedha kryesore në emërimin e detyrimeve të Shqipërisë ndaj botës, në rreth 67% të totalit, e ndjekur nga SDR me 12% dhe USD me 9%.

Kreditorët publikë mbajnë pjesën më të madhe (40%) të tepricës së borxhit të jashtëm afatgjatë. Zotërimet e bankave të huaja në Eurobondin qeveritar shënojnë rreth 11% të BJB-së afatgjatë.

Kreditorët privatë kanë ruajtur të njëjtat nivele në aktivitetin huadhënës dhe në fund të muajit qershor 2021 mbajnë rreth 11% të tepricës së BJB-së në maturitetin afatgjatë. Detyrimi afatgjatë mes kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt (përfshirë në zërin “Të tjera” në tabelën 3), ruan një nivel prej rreth 18% të totalit të borxhit të jashtëm dhe në fund të qershorit 2021 shënon 1,391 milionë euro.

Pjesa e borxhit të jashtëm me maturitet më të gjatë se 5 vjet kalon dukshëm borxhin me maturitet nga 1 dhe 5 vjet (Tabela 4). Në maturitetin 1-5 vjet dominon borxhi privat, ndërsa në atë mbi 5 vjet dominon borxhi publik.

Monitor
Etiketa: afatgjateborxidebit

Lajme të lidhura

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!
Breaking Views

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU
Breaking Views

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Para
UEFA merr në konsideratë stilin e NBA si zgjidhje të Fair Play Financiar

Europa Super League, “Më kanë kërcënuar”, Ceferin: S’më plas për Barcelonën, Realin apo Juventus

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Lexo më shumë
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com