GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Betohen 140 deputetë, Lindita Nikolla kryetare Kuvendi! Përçahet opozita, PD gris fletët e votimit, Rama kthen aksionin e demokratëve në show

20:42 - 10/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Betohen 140 deputetë, Lindita Nikolla kryetare Kuvendi! Përçahet opozita, PD gris fletët e votimit, Rama kthen aksionin e demokratëve në show
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dita e parë e legjislaturës së 10 parlamentare në vend, nisi me jo pak bujë. Vendimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas vendimit për largimin nga grupi parlamentar i PD të ish-liderit historik, Sali Berisha një ditë më parë, i parapriu interesit të opinionit publik duke i kthyer në qendër të vëmendjes zhvillimet e ditës së sotme.

I pari në Parlament mbërriti kreu i opozitës, Lulzim Basha, i shoqëruar me deputetët e PD dhe me thirrjet ofenduese nga mbështetësit e Berishës që ishin mbledhur tek selia blu. Menjëherë pas tij ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili është shkëmbyer në hyrjen e parlamentit me kreun e opozitës.

Me interes ishte dhe mbërritja e Sali Berishës, i cili u prit me ovacione nga mbështetësit në hyrje të parlamentit dhe nga tre deputetët e opozitës që dolën kundër vendimit, Tritan Shehu, Flamur Noka dhe Edi Paloka. Ish-lideri i PD është ndalur për t’i përshëndetur mbështetësit dhe në fjalën para tyre ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të PD, duke e quajtur vendimin e tij si pjellë e pazareve mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Pas mbërritjes në parlament të deputetëve, deputetja më e vjetër e Parlamentit, Luljeta Bozo drejtoi seancën e parë parlamentare. Kuvendi gjithashtu zgjodhi komisionin e Verifikimit të Mandateve të deputetëve. Ky komision u përbë nga 5 deputetë nga maxhoranca dhe 4 nga opozita. Nga PS ishin, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Aurora Maraj dhe Nasip Naço dhe Toni Gogo. Ndërsa nga opozita ishin Saimir Koreshi, Dhurata Çupi, Blerta Bardeli dhe Belind Këlliçi. Ndërkohë, raporti i Komisionit u lexua në seancën e pasdites, e cila u la që të zhvillohej në orën 17:00.

Pas kësaj deputetët u larguan nga salla e kuvendit. Jashtë parlamentit folën për mediat Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama. Berisha vazhdoi akuzat ndaj Bashës, duke thënë se vendimi Rama-Basha, siç e quan ai, për përjashtimin e tij është nul dhe la mundësinë që do të krijojë grupin e tij për rikthimin e PD në piedestalin që meriton. Ndryshe nga Berisha, Rama u shfaq më i relaksuar para gazetarëve, duke thënë se mandati i tretë i Partisë Socialiste është për të çuar Shqipërinë në një nivel tjetër. Ai gjithashtu bëri thirrje kujtdo që është për të ardhmen, t’i bashkohet qeverisë, duke lënë të hapur rrugën për një bashkëqeverisje.

Gjatë pasdites parlamenti u mblodh sërish për t’u betuar dhe për të votuar kryeparlamentaren e re, Lindita Nikolla, të propozuar nga mazhoranca. Vendimi i grupit parlamentar të PD ishte kundër zgjedhjes së Nikollës dhe këtë e shprehën me grisjen e fletëve të votimit. Vendimit për grisjen e fletës së votimit bindën edhe Flamur Noka, Tritan shehu dhe Edi Paloka, të cilët nuk morën pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD gjatë pasdites. Ndërsa Sali Berisha pas betimit u largua nga salla e parlamentit dhe nuk mori pjesë në votim.

Në seanc ra në sy edhe moskoordinimi i opozitës, pasi veprim ndryshe ka bërë kryetarja e LSI dhe deputetët e kësaj force, ku kanë ndjekur procesin normal të votimit, por duke votuar kundër. Të njëjtën gjë bëri kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, edhe pse e mori mandatin në listat e PD ka preferuar të votojë normalisht, ndonëse nuk dihet nëse vota e tij ishte kundër apo pro Nikollës. Nga ana tjetër Mesila Doda e PDIU dhe Fatmir Mediu i PR kanë vepruar si deputetët demokratë dhe e ka grisur fletën e votimit. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi nuk ishte në seancë gjatë votimit.

Gjatë votimit, protagonist ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili pasi mori fletën e votimit, u ul për të mbledhur fletët e grisura nga opozita dhe që shkaktoi reagime brenda sallës.

Pas përfundimit të procesit të votimit, Lindita Nikolla është zgjedhur me 79 vota pro e 4 kundër, si kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë. Teksa kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit po mbante fjalën e saj, deputetët e opozitës kanë shprehur kundërshtinë e tyre duke përplasur duart mbi tavolinë duke e penguar të flasë. Më pas i gjithë Grupi Parlamentar i PD është larguar nga seanca plenare.

Jashtë parlamentit, pati një prononcim për mediat Lulzim Basha ku akuzoi qeverinë se ka në përbërjen e saj njerëz të korruptuar dhe të lidhur me krimin dhe se qëllimi i vetëm i opozitës do të jetë mposhtja e këtij regjimi. Ai gjithashtu foli edhe për deklaratat e Berishës, i cili tha se gjuha e ish-kryeministrit Sali Berisha i ka dyfishuar dhimbjen për vendimin e marrë ndaj tij dhe se shpreson që koha të jetë ilaçi më mirë dhe se duhet të fokusohet tek armiku i vetëm, që sipas tij është regjimi i Edi Ramës.

Për mediat foli edhe kryeministri Rama pas përfundimit të seancës plenare është shprehur se emërimi në krye të parlamentit të Lindita Nikollës është një lajm shumë i mirë, krejtësisht instiktiv. Ai gjithashtu u ndal te akuzat e ngritura nga kryedemokrati Lulzim Basha ndaj tij, duke iu përgjigjur me ironi, ku tha se nuk i ka dëgjuar akuzat dhe nuk preferoi të jepte asnjë prononcim në këtë drejtim, ndërsa shtoi se çfarëdo deklarate të jetë, është e mirëkuptueshme në një ditë kaq të vështirë për PD.

Dinamika e ditës së parë të parlamentit, është një paralajmërim se politika në vend ka për t’u shoqëruar me përplasje të forta gjatë sezonit të ri parlamentar.

Gijotina.com

Etiketa: DeputetetKuvendiParlamenti

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Siç ndodh rëndom në Shqipëri, me orë policore po turistët bëjnë namin me muzikë nëpër kampe

Siç ndodh rëndom në Shqipëri, me orë policore po turistët bëjnë namin me muzikë nëpër kampe

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com