Bullgaria do të mbajë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 14 nëntor. Mediat e huaja shkruajnë se këtë gjë e ka bërë të ditur Presidenti bullgar Rumen Radev, i cili ka thënë se kjo është një përpjekje për të zgjidhur kizën politike, që e ka lënë vendin pa një qeveri të rregullt.
Bullgarët kishin votuar në prill dhe korrik, por të dy sondazhet rezultuan në legjislatura të fragmentuara. Asnjë parti nuk ka qenë në gjendje të formojë një qeveri për të pasuar mandatin gati dhjetëvjeçar të ish-kryeministrit konservator Bojko Borisov.
“Zgjedhjet do të jenë më 14 nëntor,” tha Radev, duke shtuar se do të përkonte me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Radev, i cili po kandidon edhe për një mandat të dytë, do të nënshkruajë një dekret zyrtar në ditët në vijim për të shpërndarë parlamentin dhe për të caktuar një administratë kujdestare për të organizuar votimin.
Bullgaria është një republikë parlamentare dhe legjislatura e saj prej 240 vendesh, e zgjedhur për një periudhë katërvjeçare, voton në një kabinet. Presidenti i vendit ndërkohë ka një rol më ceremonial si kreu i shtetit dhe komandanti kryesor i forcave të armatosura.