GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Irani bisedime me agjencinë e OKB-së përpara përballjes me Perëndimin

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi do të niset këtë fundjavë drejt Teheranit për bisedime që mund të lehtësojnë një ngërç mes Iranit dhe Perëndimit, por dhe që mund të rrezikojnë një përshkallëzim e dëmtim të negociatave për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Lajmi u njoftua të shtunën nga tre diplomatë që thanë se udhëtimi i zotit Grossi para takimit të javës së ardhshme të bordit të guvernatorëve të kësaj agjencie në përbërje të së cilës janë 35 vende, ishte konfirmuar.

Dy nga diplomatët thanë se zoti Grossi pritet të mbërrijë në Teheran të dielën herët në mëngjes. Ai pritet të takohet me kreun e ri të Agjencisë iraniane për Energjinë Atomike, Mohammad Eslami.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike informoi shtetet anëtare këtë javë se nuk kishte pasur përparim në dy çështje kryesore: shpjegimin e gjurmëve të uraniumit të gjetur në disa impiante të vjetra, e të padeklaruara dhe sigurimin e qasjes urgjente tek disa pajisje monitorimi, në mënyrë që agjencia të vazhdojë të mbajë nën vëzhgim pjesë të programit bërthamor të Iranit, sikurse parashikohet nga marrëveshja e vitit 2015.

Bisedimet e tërthorta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që synojnë rikthimin tek kushtet e marrëveshjes bërthamore, janë ndërprerë që nga qershori. Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë i kanë kërkuar Presidentit Ebrahim Raisi, i vijës së ashpër i cili mori detyrën në muajin gusht, t’u rikthehet bisedime.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive të mëdha, Teherani ra dakord për kufizime të aktiviteteve bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Në vitin 2018 ish-Presidenti Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja, duke rivendosur sanksione të dhimbshme ekonomike ndaj Iranit. Që nga viti 2019 Teherani u përgjigj duke shkelur shumë nga ato pika që përbëjnë thelbin e marrëveshjes, sikurse pasurimi i uraniumit deri në atë nivel që mund të përdoret për prodhimin e një arme bërthamore./VOA

Etiketa: bisedimeIraniokb

Lajme të lidhura

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Para
Arrestohet shqiptari me tre marokenë, ishte pjesë e bandës me 130 të arrestuar për kokainë

Sulmoi dhe goditi me thikë 5 persona në Itali, mes tyre një fëmijë

TË FUNDIT

U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’
Aktualitet

U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

15:03 - 04/08/26

Politikani nga Maqedonia e Veriut, Valon Bela, ka reaguar pasi Ministria e Brendshme në Shqipëri e shpalli “non grata”. Në...

Lexo më shumë
Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

14:49 - 04/08/26
Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

14:12 - 04/08/26
“Mos u dorëzoni!”/ Dua Lipa dhe Lea Ypi inkurajojnë qytetarët: Protestat sjellin ndryshim, mbrojnë demokracinë

“Mos u dorëzoni!”/ Dua Lipa dhe Lea Ypi inkurajojnë qytetarët: Protestat sjellin ndryshim, mbrojnë demokracinë

13:41 - 04/08/26
Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi

13:21 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com