GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Parlamenti i Katalonjës miraton shpalljen e pavarësisë nga Spanja

në Bota, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parlamenti i Katalonjës aprovoi rezolutën që shpall pavarësinë e plotë nga Spanja. Në votim nuk mori pjesë opozita, e cila mbështet unitetin e vendit. Ndërkohë, pas shpalljes së pavarësisë, deputetët festuan në sallë ndërsa mijëra qytetarë jashtë saj.
Parlamenti i Katalonjës i ka thënë po pavarësisë nga Spanja. Një “po” kjo që është shoqëruar nga një atmosferë festive me deputetë në këmbë të cilët kënduan himin kombëtar të rajonit autonom pasi kreu i senatit njoftoi aprovimin e deklaratës së pavarësisë. Përtej mureve të sallës së parlamentit, sheshi shpërtheu gjithashtu me brohorima dhe duartrokitje, pasi me mijëra njerëz prisnin shpalljen e Republikës së pavarur.
Flamuri spanjoll, pas këtij zhvillimi, ndaloi së valvituri në fasadën e godinës. Pavarësia u aprovua me 70 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenim. Për këtë çështje munguan votat e opozitës, e cila braktisi sallën përpara fillimit të votimit sekret.
“Parlamenti vendos të themelojë Republikën e Katalonjës si një shtet të pavarur dhe sovran të së drejtës demokratike dhe sociale”, shkruhet në rezolutën e miratuar. Gjithashtu në dokumendt konfirmohet vullneti për të hapur negociatat me shtetin spanjoll, pa parakushte, për të krijuar një sistem bashkëpunimi për të mirën e të dy palëve. Pas miratimit të rezolutës foli dhe presidenti I rajonit të Katalonjës, Karles Puixhdemon.
Carles Puigdemont, President i Katalonjës: “Parlamenti I vendit tonë legjitim dhe I zgjedhur me votim, ka bërë një hap të pritur dhe luftuar gjatë. Tani na takon të gjithëve të mbajmë pulsin e këtij vendi, duke garantuar paqe, qytetari dhe dinjitet. Jemi një shoqëri e cila është përgjigjur gjithmonë në mënyrë paqësore”.
Ndërkohë, për Puixhdemon hapen orë të mbushura me të panjohura. Para se të gjithash, ajo që lidhet me veprimet që prokurori e Spanjës do të vendosë në orët e ardhshme. Sipas mediave ndërkombëtare presidenti I Katalonjës mund të akuzohet për “rebelim”, një krim ky që mund të dënohet deri në 30 vite burg.

Etiketa: Katalonjapavaresia

Lajme të lidhura

Sezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet
Sport

Sezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet

23:09 - 24/05/26
Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë
Breaking Views

Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë

21:46 - 24/05/26
Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania”
Sport

Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania”

21:07 - 24/05/26
Para
Nuk i firmoset kontrata e punës, qytetari kërcënon se do të vetëvritet

Ish-ministri Tahiri u mor në pyetje në Prokurori

TË FUNDIT

Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A
Sport

Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A

11:41 - 25/05/26

Me sezonin futbollistik që po shkon drejt fundit dhe grumbullimet e Kombëtareve që nisin javën e ardhshme, legjionarët shqiptarë vijojnë...

Lexo më shumë
Nën akuzë dhe pezullim nga detyra/ GJKKO vendos sot masën ndaj Jonaid Myzyrit, kreu  i KPP-së

Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro! SPAK kërkoi pushimin e çështjes për ish-kreun e KPP, GJKKO kthen dosjen e Jonaid Myzyrit

11:33 - 25/05/26
Irani paralajmëron SHBA: Çdo veprim ushtarak do të thotë luftë

Irani shuan shpresat: Nuk ka afat për marrëveshjen me SHBA, negociatat ende larg finalizimit

11:19 - 25/05/26
Tritoli në Tiranë! Lokali në pronësi të babait të vëllezërve Lika që plagosën policin Kumaraku

Tritoli në Tiranë! Lokali në pronësi të babait të vëllezërve Lika që plagosën policin Kumaraku

11:05 - 25/05/26
Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo

10:19 - 25/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com