GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Seanca plenare në orën 17:00. PS mbledh grupin një orë para, pritet prezantimi i programit qeverisës dhe strukturat e reja të parlamentit

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
EKSLUZIVE, emrat e ministrave të qeverisë “Rama 3”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot në orën 17:00 mblidhet Kuvendi me kryetare Lindita Nikollën. Kryeministri Edi Rama pritet që t’i prezantojë parlamentit programin qeverisës si edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar. Pas miratimit në Parlament, kryeministri i dërgon Presidentit Ilir Meta për dekretim ministrat, i cili duhet të shprehet brenda 7 ditëve, por një ditë më parë presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme ku kërkon informacion për ministrat e propozuar, nëse janë në procese gjyqësore, apo mund të jenë në fazë vlerësimi për t’u nisur hetime ndaj tyre. Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit, të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë.

Pritet të ngrihen edhe strukturat e reja të parlamentit. Në rendin e ditës është parashikuar miratimi i përbërjes së 8 komisioneve të përhershme; 5 prej të cilave drejtohen nga mazhoranca dhe 3 nga Partia Demokratike, do të ngrihet byroja e Kuvendit dhe sekretariatet.

Një orë para mbledhjes së Kuvendit, PS-ja do të mbledhë deputetët e grupit parlamentar. Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 dhe do të drejtohet nga Taulant Balla, i cili gjatë mandatit të tretë të qeverisjes nga kryeministri Edi Rama, do të vazhdojë të kryejë detyrën e kreut të grupit parlamentar, por jo atë të sekretarit të përgjithshëm të PS. Ky post pas 4 vitesh në drejtimin e Ballës, i është besuar Damian Gjiknurit.

Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’

Kryeministër – Edi Rama

Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj

Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka

Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi

Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja

Ministër i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi

Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi

Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku

Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu

Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi

Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca

Ministre e Kulturës   Elva Margariti

Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Kryetare e Parlamentit

Lindita Nikolla

Etiketa: bledhjedeputetekuvendPSstrukturA

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
Merkel në Ballkan! Sot në Serbi takim me Vuçiç, Kosova temë e pandarë. Kancelarja gjermane nesër në Tiranë

Merkel në Ballkan! Sot në Serbi takim me Vuçiç, Kosova temë e pandarë. Kancelarja gjermane nesër në Tiranë

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com