GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Çfarë na shtyn të bëjmë dashuri?

15:48 - 13/09/21
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë na shtyn të bëjmë dashuri?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një pyetje që për dekada me radhë ka tërhequr vëmendjen e psikologëve dhe specialistëve të ndryshëm në fushën e seksologjisë është edhe ajo se cilat janë arsyet që i shtyjnë njerëzit të bëjnë dashuri. Në të vërtetë, “pseja” e një pyetjeje të tillë është shumë herë më e ndërlikuar sesa mendonim. Megjithatë, falë një pune të madhe të kërkuesve të Universitetit të Teksasit, ne mund të mësojmë shumë rreth arsyeve kryesore që i shtyn çiftet “të zhyten” posh-të çarçafëve.

Është renditur një numër i pafundmë argumentesh, mendimesh dhe arsyesh se përse njerëzit bëjnë dashuri, të paktën, sipas asaj që raportohet në revistën “Archives of Sexu-al Bevaviour”. Siç mund të mendohet, surprizat s’kanë të sosur. Raportet intime mund të nxiten nga arsyet më të çuditshme, deri tek ato më egoistet, por edhe nga aspiratat shpirtërore më të thella. Vetë studiuesit që arritën të hartonin një raport, David Buss dhe Cindy Mesyton, ishin ndjerë të habitur përballë faktit sesa shumë motive kishin njerëzit për të bërë dashuri. Studiuesit që analizuan sjelljet seksuale të një grupi prej 2000 meshkujsh dhe femrash treguan se arsyet shkonin nga më banalet, si dëshira për të qenë më mirë dhe për t’iu afruar Zotit, përpjekja vetëmohuese për t’i dhënë kënaqësi partnerit, te gjesti manipulues për të fituar diçka e deri te dëshira për të plotësuar një hakmarrje.

Shumë të pyetur tregonin se të bërit seks ishte një mënyrë e mirë për t’u qetësuar ose për të luftuar mërzitjen, stresin, për të lehtësuar gjumin, ose për të djegur kaloritë. Disa të tjerë preferonin të “hidheshin” nxitimthi në seks, për të shmangur debatet me partnerin, të cilat mund ta vinin në rrezik marrëdhënien, të tjerë e përdorin këtë “armë” për të gjetur një arratisje nga zhgënjimet e jetës së përditshme, ose të tjerë akoma, për t’iu fshehur problemeve në përgjithësi dhe vetëm pak persona qenë të bindur se të bësh seks është mënyra më e mirë për të përballuar problemet që i përkasin çiftit dhe të tjerë akoma që e zgjidhnin dashurinë thjesht … “për të kaluar dhimbjen e kokës”, sepse ai funksionin më mirë, se asnjë kurë ilaçesh me aspirina. E nëse arsyet që i shtyjnë meshkujt dhe femrat për të bërë seks janë shpesh të pazakonta dhe pak “fetare”, po aq të çuditshme janë edhe ato për të cilat studiuesit shpjegojnë se seksi është një proces i nevojshëm.

Buss dhe Mesyton ishin mahnitur kur kishin konstatuar se shumë prej njerëzve kishin edhe arsye të llojit, si “dëshiroj t’i ngjis partnerit një sëmundje seksualisht të transmetueshme”, megjithatë, për fat të mirë, kjo renditej në fund të listës së arsyeve të dhëna nga meshkujt dhe femrat. Gjithashtu, nga fundi renditej edhe arsyeja për t’u “hakmarrë ndaj partnerit”. Një tjetër habi ishte edhe ndikimi i Venusit ose i Marsit. Me fjalë të tjera, meshkujt dhe femrat nuk ndryshonin shumë në mendime nga njëri-tjetri, për sa i përket motivit se përse bënin dashuri. Të dyja sekset veçonin “tërheqjen ndaj partnerit” si arsyen numër një që i shtyn ata të “futen” nën çarçafë.

Me të vërtetë, 20 nga 25 arsyet më të shpeshta ishin të njëjta si për burrat, ashtu edhe për gratë. “Nga studimi u konfirmuan edhe gjëra që diheshin më parë, si meshkujt kërkojnë të bëjnë seks për kënaqësi fizike, ndërsa gratë duan dashuri. Një femër bën seks, përgjithësisht, sepse është e dashuruar, ndërsa një mashkull e bën këtë, edhe pse ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, kërkon të shtojë numrin e partnereve.

Në fund lind sërish pyetja, përse na duhet t’i dimë të gjitha këto:? Përgjigjja: së pari, për të pasur më shumë informacion rreth edukatës seksuale dhe së dyti, për t’i ndihmuar kërkuesit që të studiojnë sjelljet e ndryshme njerëzore. “Po ashtu, nëse ju i dini mirë arsyet që i shtyjnë njerëzit për të bërë dashuri, ju mund t’u jepni atyre pa frikë një këshillë, si për shembull, nëse keni ndërmend të shkoni me ndonjë partner ose partnere të rastit, atëherë mos harroni të përdorni prezervativ, sepse ka edhe nga ata që mendojnë të bëjnë dashuri me dikë, vetëm për t’i ngjitur sëmundje seksualisht të transmetueshme tjetrit. Por nëse ata thonë se po e bëjnë për hakmarrje, ose për të rritur statusin e tyre social, atëherë ju duhet të gjeni një tjetër strategji”, përfundon raporti. Por, teza e përkrahur nga të gjithë është se një jetë aktive nën çarçafë, ju bën të ndiheni shtatë vite më të rinj dhe funksionon si eliksir i shëndetit.

Etiketa: arsyetdashuri

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Kosova strehon afro 1000 afganë, ku janë akomoduar

Kosova strehon afro 1000 afganë, ku janë akomoduar

TË FUNDIT

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

Rriten arkëtimet e kompanive të sigurimit dhe ulen pagesat e dëmeve, ku pjesën më të madhe të tregut e ka...

Lexo më shumë
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com