GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Drejtësi për Sabrinën”, thirret protestë në Tiranë për vrasjen e 23-vjeçares

16:17 - 13/09/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
DETAJE, U vra nga ish-burri, 23-vjeçarja kishte urdhër mbrojtjeje deri në tetor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me datë 10 shtator, në Zhupa të Fierit, Elton Metaj është arrestuar pasi ka qëlluar për vdekje ish-bashkëshorten, Sabrina Bengaj në banesën e prindërve të saj. Sabrina ka qenë në urdhër mbrojtje deri në muajin tetor, por kjo nuk e ka ndaluar ish-bashkëshortin e saj të shkojë tek dera e shtëpisë e ta qëllojë me armë zjarri gjakftohtësish.

Nga e gjithë kjo ngjarje nuk kanë reaguar vetëm politikanët, por edhe njerëzit e thjeshtë të cilët jo vetëm që janë të inatosur me autorin e krimit, por me vetë institucionet të cilat nuk bëjnë asgjë për të mbrojtur gratë dhe vajzat.

Ditën e mërkurë në orën 18:00 aktivistët kanë thirrur një protestë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur të premten që shkoi, ku Sabrina Bengaj u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshortin Elton Meta.

Blogerja dhe gazetarja Zhaklin Lekatari ka ndarë thirrjen në rrjetet sociale. Protestë do të nisë nga Ministria e Brendshme për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Drejtësisë.

“Eja në protestë të mërkurën, 15 shtator, ora 18:00 te Ministria e Brendshme deri te Ministria e Drejtësisë. Shpërnda posterin dhe duku në protestë!! Sabrina, 23-vjeçare u vra me bukë në gojë nga ish burri i saj. Vrasësi i Sabrines që duhet të ishte në burg, pasi ishte akuzuar për tre vepra penale, para vrasjes u la i lirë nga drejtësia shqiptare.

Ky është një krim mizor mbi gratë, ekzekutuar nga dora e gjakësit, filluar me dakordesine e familjeve për martesën e vajzës 13 vjeçe dhe vazhduar me padrejtësinë e drejtësisë shqiptare. Vrasja e paralajmëruar e Sabrines nuk mund të mbetet me kaq. Na ndihmo, shpërnda posterin dhe bashkohu me ne fajtorët kanë emra”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në 20 shtator të vitit të shkuar për më shumë se 5 orë Elton Meta në kërcënimin e armës mbajti peng ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre, duke qëlluar dy herë në ajër.

Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua. 31-vjecari u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Dhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë

Lajme të lidhura

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
Para
Tragjedia në Tetovë, shpallen 3 ditë zie

Tragjedia në Tetovë, dalin detaje rreth ecurisë së hetimeve

TË FUNDIT

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…
Breaking Views

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklaratat e përsëritura publike të trajnerit të...

Lexo më shumë
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com