GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tatimet “godasin” bizneset: Pikasëm sektorë me evazion të lartë fiskal, shtojmë kontrollet

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Tatimet “godasin” bizneset: Pikasëm sektorë me evazion të lartë fiskal, shtojmë kontrollet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Tatimeve ka bërë paralajmërim të fortë për bizneset në vend pas konstatimit se në disa sektorë po “lulëzon” evazioni fiskal.

Duke parë që në vitin 2020 evazioni fiskal në ekonomi u rrit ndjeshëm, Administrata vendosi të shtojë inspektimet në terren ku u zbuluan një sërë shkeljesh nga biznese të fushave të ndryshme. Sipas të dhënave, nivelin më të lartë të evazionit e regjistron sektori i ndërtimit. Tatimet bëjnë me dije se, bizneset në këtë sektor mbajnë shumë punonjës informalë edhe në shumë raste nuk deklarojnë të ardhurat e tyre, prandaj është vendosur që në vijim ky sektor do të jetë në qendër të kontrolleve të përforcuara.

“Sektori i ndërtimit do të jetë në shënjestrën e tatimeve në luftën ndaj evazionit fiskal gjatë këtij vit. Tatimet kanë vënë re se, të ardhurat që lidhen me ndërtime të tatueshme deklarohen në mënyrë të pasaktë. Ndërkohë, blerjet që deklarohen se, lidhen me ndërtimet e përjashtuara devijohen në ndërtimet e tatueshme. Tatimet do të bëjnë vlerësim risku të të gjithë tatimpaguesve në sektorin e ndërtimit, teksa kontrollet do të ushtrohen te kompanitë me risk të lartë”, thuhet në raport.

Sipas Tatimeve, bizneset në njësitë e shërbimeve, bare, kafe, restorante dhe hotele historikisht paraqiten problematike për evazionin fiskal.  Skema që ata përdorin fillon me nëndeklarimin e të ardhurave, nuk regjistrojnë punonjësit, pagat dhe shpenzimet. Gjithashtu, kasat fiskale nuk përdoren, kuponët nuk lëshohen. Tatimet pohojnë se evazioni në këto biznese do të luftohet, duke u bazuar në normat e të ardhurave, blerjeve, shpenzimeve, numrin e punonjësve dhe nivelet e pagave.

Në këtë kuadër tatimet tregojnë se kanë shtuar kontrollet në terren dhe për shkelje të tilla nuk do të ketë asnjë tolerim, madje bëhet e qartë që nuk do të ketë shtyrje të penaliteteve. Në fokus të kontrolleve do të jenë edhe personat e pasur, pasi shumë prej tyre deklarojnë si burim të ardhurash vetëm rrogën, por në fakt pasuria e tyre e lartë nuk mund të justifikohet vetëm me nivelin e pagave. 

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: evaziontatimet

Lajme të lidhura

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
Para
Papa Françesku takon sot komunitetin rom të Sllovakisë

Papa Françesku takon sot komunitetin rom të Sllovakisë

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 1 Tetor 2026

07:26 - 01/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Tetor 2026

07:25 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com