GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

OSHEE trefishon çmimin e blerjes së energjisë, dyshime për shifra fiktive

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
OSHEE trefishon çmimin e blerjes së energjisë, dyshime për shifra fiktive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SHEE ka trefishuar çmimin për blerjen e energjisë elektrike brenda një viti, duke ngritur dyshime të forta për skema abuzuese me çmime fiktive. Në muajin shtator të këtij viti, energjia është blerë me çmim pothuajse tre herë më i lartë se shtatorin e vjetshëm, ndërkohë që shifrat në këtë nëntëmujor të vitit 2021 janë rritur nga muaji në muaj.
Kjo vihet re në të dhënat mbi blerjen e energjisë, të raportuara çdo muaj nga vetë OSHEE, të cilat tregojnë se çmimi është rritur me ritme të shpejta. Për shembull, po të krahasojmë çmimin e blerjes së energjisë elektrike në muajin shtator me atë në muajin gusht, evidentohen kosto të larta. Gjatë procedurave të blerjes së energjisë në muajin gusht çmimi me të cilin u sigurua energjia kapi vlerat e rreth 160 euro/ mwh. Kurse gjatë muajit shtator, Furnizuesi i Tregut të Lirë ka realizuar 2 procedura blerjesh, ku në njërën prej tyre është paguar 185.87 uro/ MWh, ndërsa për tjetrën është paguar 192 euro/mwh.
Pra vihet re një rritje e çmimit të blerjes së energjisë elektrike për muajin shtator.
Nga përllogaritjet e bëra rezulton se në 2 procedurat e blerjes së energjisë janë shpenzuar 11.79 milionë euro dhe kjo vetëm për energjinë që do shpenzohet deri më 19 shtator.
Duke u rritur çdo muaj, nga viti në vit çmimi për blerjen energjisë kap kosto marramendëse, e gjithë këto kosto përkthehen në fatura më të larta që duhen paguar nga qytetarët shqiptarë.
Po ashtu, sipas të dhënave të raportuara nga OSSHE, çmimi i blerjes së energjisë në këtë shtator regjistrohet afërsish trefish më i lartë se shatori i vitit të shkuar. Në shtator të vitit të kaluar, energjia u ble me një çmim prej rreth 68 euro/mwh.
I gjithë skandali me çmimet kaq të larta vjen për shkak se OSSHE bën përllogaritje me shifra fiktive dhe nuk zbaton rregullat e përcaktuara në ligj, çka automatikisht çon në ngjitjen e faturave.


Pse ndodh kjo

E gjithë kjo skemë e cila vihet në zbatim nga drejtuesit e OSSHE vjen nga procedura kaotike që ata përdorin në përllogaritjet e shpenzimeve dhe nevojave, për blerjen e energjisë. Këtë skemë OSSHE e përdor që nga viti 2017, duke marrë shkas nga një vendim i ERE, i cili ndryshoi mënyrën e përllogaritjes së kostos, por edhe ky vendim nuk është zbatuar siç duhet. Asaj kohe, ERE ka pranuar zyrtarisht se vendimi është ndërmarrë pa kryer analizat e nevojshme.
Pikërisht nga këtu nis shkelja. Ndërsa thellohet më tej kur çdo vit OSHEE vendos shifra të larta për blerjen e energjisë dhe dokumentet që përmbajnë këto vlera miratohen lirisht, pa asnjë një kontroll. Procedura standarde e përcaktimit të tarifave fillon me paraqitjen e një kërkese nga ana e kompanive tek Enti Rregullator, ku kompanitë kërkojnë të ardhurat e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e tyre. Enti ka për detyrë që t’i analizojë të dhënat dhe nëse i sheh të paarsyeshme, t’ia mohojë kompanisë një pjesë të kostove si të pajustifikuara. Në rastin konkret, edhe pse në çdo muaj OSHEE përcakton shifra të larta, ERE nuk ka bërë asnjë analizën dhe ka pranuar këto çmime të majme.

E.H/gijotina.com

Etiketa: cmimet

Lajme të lidhura

(VIDEO) Pamjet e momentit të aksidentit, betonierja futet me shpejtësi në rrethrrotullim, përplas Audi-n dhe bie nga lartësia
Aktualitet

(VIDEO) Pamjet e momentit të aksidentit, betonierja futet me shpejtësi në rrethrrotullim, përplas Audi-n dhe bie nga lartësia

22:18 - 22/07/26
Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë
Breaking Views

Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë

20:15 - 22/07/26
Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë
Breaking Views

Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë

20:07 - 22/07/26
Para
“Rreth 30 % e Tiranës vuan nga mungesa e ujit, ja ku qëndron problemi”/ Procesi i rindërtimit, Veliaj: Bashkia në punë edhe gjatë gushtit

Veliaj, si mashtroi për administratorët e pallateve për 10 vite

TË FUNDIT

Dy persona rrahin efektivin e policisë në Shkodër, e godasin me grushte pas një konflikti
Aktualitet

Dy persona rrahin efektivin e policisë në Shkodër, e godasin me grushte pas një konflikti

22:57 - 22/07/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë Rrugore Nikolin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Pamjet e momentit të aksidentit, betonierja futet me shpejtësi në rrethrrotullim, përplas Audi-n dhe bie nga lartësia

(VIDEO) Pamjet e momentit të aksidentit, betonierja futet me shpejtësi në rrethrrotullim, përplas Audi-n dhe bie nga lartësia

22:18 - 22/07/26
Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG, reagon policia: Viktimat janë shtetas të huaj. Zbardhen identitetet

Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG, reagon policia: Viktimat janë shtetas të huaj. Zbardhen identitetet

21:14 - 22/07/26
Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë

Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë

20:15 - 22/07/26
Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë

Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë

20:07 - 22/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com