Ashtu siç kishte paralajmëruar, ish-lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka nisur betejën politike ndaj Lulzim Bashës pas vendimit për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.
Berisha do të zhvillojë ditën e nesërme takim me strukturat e PD në Tiranë, për të vijuar më pas në qytetet e tjera të vendit. Mësohet se, takimi do të nisë në orën 18:00.
Berisha paralajmëroi më herët se do të nisë aksionin politik për t’i rikthyer PD sovranitetin duke, larguar Lulzim Bashën nga kreu i partisë, duke përforcuar zërat për një rikthim të tijin në krye të PD.
Pak më parë, FRPD i dërgoi një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhit dhe kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Palokës, për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.
Mësohet se, mes firmëtarëve është edhe Glauk Olldashi, djali i të ndjerit Sokol Olldashit. Në kërkesën e formuluar nga FRPD thuhet ndër të tjera se vendimi i kreut demokrat është “në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të PD si dhe rrezikon përçarje të rrezikshme në parti”. D.L/ Gijotina.com