GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutoi dy motrat në Tiranë, mbyllen hetimet për Përparim Ademin

11:52 - 15/09/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekzekutoi dy motrat në Tiranë, mbyllen hetimet për Përparim Ademin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria ka mbyllur sot hetimet për Përparim Ademin, i akuzuar si vrasësi i motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në 31 dhjetor të vitit 2020. Mësohet se organi i akuzës ka përfunduar akt ekspertimin mbi gjendjen e tij mendore dhe ka rezultuar pa probleme.

Sakaq, pritet që dosja në ngarkim të tij të dorëzohet në gjykatën e Tiranës me akuzën e vrasjes ndaj dy ose me shumë personave për shkak të marrëdhënieve familjare.

Kujtojmë që vetëm pak ditë pas arrestimit, Ademi ka treguar gjithë dinamikën e krimit. Pas vrasjes së dy motrave Kristina dhe Zhaneta Metani, 59-vjeçari ka shkuar në Drejtorinë vendore të Policisë së Tiranës ku është dorëzuar dhe ka pranuar që ka kryer krimin.

Ai ka deklaruar se me Zhanetën dhe me Kristinën ka pasur njohje që para 30 vjetësh me të cilat ka pasur edhe lidhje jashtëmartesore. Ndër të tjera ai ka pretenduar se ka dhe fëmijë me të dyja, ndërsa pohon se ka punuar me to në Greqi dhe Francë për disa vite. Sipas tij, rreth tre vjet më parë Kristina është martuar në Greqi, ndërsa ai ka vazhduar lidhjen intime me Zhanetën.

Më tej, Përparimi ka pohuar se marrëdhënia me Zhanetën ka qenë e mirë derisa ai filloi të dyshonte se ajo ka një tjetër lidhje intime me një person të quajtur Besmir, i cili punonte në të njëjtën fabrikë me viktimen. Gjithashtu, sipas asaj që 59-vjeçari ka deklaruar se më 30 dhjetor ka shkuar poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e ka pritur rreth orës 06:00 të mëngjesit, kur ajo del për të ikur në punë. Më pas, nën kërcënimin e një thike që e kishte me vete e ka marrë në makinë. Nga aty e ka çuar në Kërrabë nga rruga e vjetër e Elbasanit dhe aty kanë ndaluar në një vend 500 metra larg nga lapidari. Aty ai ka biseduar duke dashur që ta kthejë sërish në marrëdhënie me të dhe të shkëputej nga Besmiri. Në darkë kur ai ndodhej në banesë, ka marrë telefonatë nga Kristina dhe i ka thënë se kishte dhunuar dhe përdhunuar Zhanetën.

Pas krimit, 59-vjeçari ka tentuar vetëvrasjen


Ndërkohë shkak për këtë ngjarje të rëndë sipas Ademit ka qenë tradhtia e Zhanetës me një person tjetër, e cila për 59-vjeçarin kishte vetëm një çmim dhe ajo ishte vdekja. “Për këtë arsye do më bënin denoncim, do më fusnin në burg etj. Më thanë se duhet ta lija të lirë Zhanetën që të vazhdonte jetën me djalin. Të nesërmen jam zgjuar në mëngjes dhe kam shkuar tek puseta e shtëpisë ku mbaja automatikun që kisha fshehur që në vitin 1997. Kam qëndruar duke menduar se çfarë duhet të bëjë dhe në një moment e kam ndarë mendjen duke i thënë vetes se tradhtia ka vetëm një çmim, vdekjen dhe e kam bindur veten fort për këtë gjë. Më pas kam pastruar armën me kujdes dhe e mbështolla me një leckë dhe pastaj me një çantë si dhe e mbusha e bëra gati”, ka rrëfyer ai. Referuar deklaratës, mësohet se Ademi për të hapur derën ka marrë nipin, djalin e gocës së Kastriotit duke i telefonuar. Më tej ai ka deklaruar se ka marrë biçikletën, bashkë me armën në çantë dhe nipin e tij dhe kanë shkuar në banesën e Zhanetës. “Sapo kam shkruar në banesë, i kam thënë nipit që të trokiste në derë. Sapo është hapur dera aty ka dalë Kristina dhe ka shtyrë derën me qëllim që ta mbyllte, por e shtyva me forcë dhe hyra brenda në korridor. Ato sapo më shikuan me armë në dorë, Kristina por edhe Zhaneta kanë filluar ulërimat me të madhe dhe më kanë vënë para duke më shtyrë për të më nxjerrë jashtë”, është shprehur autori. Gjithashtu ai mësohet të ketë deklaruar se ka qenë i tensionuar dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të Kristinës dhe të Zhanetës. Pas krimit, Ademi tha para trupës gjykuese se kishte tentuar të vriste veten dhe këtë nuk ia falte vetes së tij. “Ishte diçka që e bëra, vetë tashmë jam bërë pishman, jam penduar dhe mbi të gjitha duhet të vrisja veten, dhe këtë s’ia fal vetes. Gjithçka ndodhi nga tradhtia që bëri Zhaneta, asgjë tjetër”, thuhet në dëshmi.

Etiketa: Tirane

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
“Ndal gjobave politike”, denoncimi: Goditje selektive ndaj mbështetësve të PD

“Ndal gjobave politike”, denoncimi: Goditje selektive ndaj mbështetësve të PD

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com