GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Biden, takim me udhëheqësit e biznesit për vaksinimin e punonjësve

22:38 - 15/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kalifornia ‘nën pushtetin’ e flakëve, zjarret shkrumbuan 1.7 milion hektarë tokë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan, Joe Biden, takohet të mërkurën me drejtuesit e korporatave për të diskutuar vaksinimin e punonjësve kundër COVID-19, ndërsa infeksionet në mesin e të pavaksinuarve në Shtetet e Bashkuara po rriten.

Presidenti Biden tha të enjten se Departamenti i Punës po planifikonte të vendoste një kusht për vaksinimin e punonjësve ndaj kompanive që kanë të paktën 100 punonjës. Ai tha se kompanitë duhet ta bëjnë vaksinimin të detyrueshëm për punonjësit ose të paktën testimin javor për Covid-19.

Rreth 100 milionë punonjës do të ndikohen nga kjo masë, tha presidenti.

Rregullat e reja të vaksinimit dhe testimit janë pjesë e një fushate më të gjerë nga administrata e Presidentit Biden për të kontrolluar përhapjen e variantit ngjitës Delta të koronavirusit. Ky variant po shkakton një rritje të infeksioneve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve në Shtetet e Bashkuara.

Megjithëse vaksinimi është falas dhe i disponueshëm, vetëm 55% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht, thuhet në një raport të Qendrës Kërkimore të Koronavirusit në Universitetin Johns Hopkins.

Biden dhe drejtuesit e biznesit do të takohen në ndërtesën e Eisenhower pranë Shtëpisë së Bardhë. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se drejtuesit që do të marrin pjesë në takim janë nga kompani që tashmë e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e tyre.

Ndërsa Tryeza e Rrumbullakët e Biznesit dhe disa grupe të tjera biznesi mbështesin kërkesën e Presidentit Biden për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin, disa ligjvënës republikanë kanë kërcënuar të padisin administratën e zoti Biden, duke argumentuar se Presidenti e ka tejkaluar autoritetin e tij.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se shpresonte se takimi do të shërbejë “si një nxitje për më shumë biznese në të gjithë vendin që të zbatojnë masa të ngjashme”. / VOA

Lajme të lidhura

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale
Aktualitet

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
SHBA-të japin dritën jeshile për shitjen e 30 helikopterëve sulmues Apache për Izraelin
Aktualitet

SHBA-të japin dritën jeshile për shitjen e 30 helikopterëve sulmues Apache për Izraelin

10:30 - 31/01/26
Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?
Aktualitet

Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?

09:30 - 31/01/26
Para
Pas takimit me Albin Kurtin, Lajçak drekon me zëvendëskryeministrin e Kosovës

Pas takimit me Albin Kurtin, Lajçak drekon me zëvendëskryeministrin e Kosovës

TË FUNDIT

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26

Kristjan Asllani zgjodhi të kalonte te ekipi turk Beshiktash, për të vijuar karrierën e tij. Mesfushori i kombëtares u shpreh...

Lexo më shumë
Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

16:21 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com