GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Letra e Elton Metës vështirëson hetimet: Sabrinën e gjeta duke…

15:54 - 16/09/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Letra e Elton Metës vështirëson hetimet: Sabrinën e gjeta duke…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga ngjarja e rëndë e vrasjes së 23-vjeçares Sabrina Begaj në Fier, nga ish burri i saj Elton Meta, ndërsa hetimet lidhur me këtë ngjarje po vështirësohen. Shkak janë dëshmitë kontradiktore të familjarëve nga ana e dy palëve, autorit dhe viktimës. Por edhe dëshmia e autorit i cili u kryqëzua nga gjithë opinion publik për vrasjen gjakftohtë të Begaj nuk ka ndihmuar aspak në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky i fundit ka shkruar në letër të zezën mbi të bardhë, versionin e krimit makabër.  Referuar shkrimit të zbardhur nga Gijotina.com ai thotë se kur ka dalë nga spitali i burgut të Zaharisë është takuar me të shoqen 5 ditë më vonë dhe kanë fjetur bashkë.

Ndër të tjera ai ka shkruar se mamaja, vëllai dhe kunata e saj kanë qenë në dijeni të bashkimit të tyre dhe akuzon ish-vjehrrin se i kërcënonte dhe ruheshin prej tij.

“Unë Elton Meta dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur përsa i përket veprimit tim. Jam liruar nga spitali i Zaharisë më datë 26 korrik, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time. Më datë 1 gusht, Sabrina merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë, kemi kryer marrëdhënie seksuale.E shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tone”, ka shkruar Meta.

Sipas Metës Partizan Bengaj, babai i ish-bashkëshortes e ka kërcënuar disa herë pasi është kthyer nga Greqia dhe për këtë thotë se ka bërë edhe kallëzim në polici. Në ditën e vrasjes, Elton Meta shkruan se ka shkuar në shtëpi dhe ka gjetur Sabrinën duke folur në Skype me të dashurin e saj dhe në këtë moment e ka qëlluar. Po ashtu Meta ka shkruar se pranon krimin por fajtor për këtë veprim bën të atin e vajzës.

“Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe do na zhdukte të dyve. Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin. Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”, shkruan ai.

Vrasja ndodhi katër ditë më parë në një fshat të Fierit, brenda banesës së babait të 23-vjeçarës së ndjerë, e cila kishte një urdhër-mbrojtje dhe ishte në proces divorci me bashkëshortin që i mori jetën./ A.L gijotina.com /

Etiketa: Elton MetaSabrina Begaj

Lajme të lidhura

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës
Aktualitet

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

11:20 - 06/02/26
Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia
Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

11:07 - 06/02/26
Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez
Aktualitet

Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

10:56 - 06/02/26
Para
Anulohet seanca për ish-kreun e UÇK në Hagë

Anulohet seanca për ish-kreun e UÇK në Hagë

TË FUNDIT

Denoncimi i gazetarit: 3.5 milionë euro, klubi i futbollit në Ekuador financohet nga mafia shqiptare
Sport

Denoncimi i gazetarit: 3.5 milionë euro, klubi i futbollit në Ekuador financohet nga mafia shqiptare

11:52 - 06/02/26

Mediat në Ekuador raportojnë se mafia shqiptare dyshohet se ka marrë kontrollin e të paktën një klubi futbolli në këtë...

Lexo më shumë
Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

11:20 - 06/02/26
Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

11:07 - 06/02/26
Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

10:56 - 06/02/26
Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin

Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin

10:38 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com