GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mandati i tretë i PS, çfarë tha ministrja Balluku për portet, aeroportet e hekurudhat

15:40 - 16/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mandati i tretë i PS, çfarë tha ministrja Balluku për portet, aeroportet e hekurudhat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku teksa prezantoi projektet që pritet të përfundojnë brenda mandatit të tretë qeverisës, tha se porti i ri i Durrësit, aeroporti i Vlorës dhe Sarandës, pritet të përfundojnë brenda këtij afati.

“Pa dashur të përsëritem dhe të jap informacione që janë dhënë, siç jeni në dijeni sepse ne i kemi bërë të gjitha garat publike, do ndaloj tek portet. Portet janë pjesë e paketës së zhvillimit. Kanë nisur disa prej tyre, siç është porti i ri i Durrësit në Porto Romano, ku gara përmbyllet në fund të muajit Tetor. Gara ndërkombëtare do të vendosë edhe një kohë limiti për 36 muaj. Porti i ri dorëzohet brenda këtij mandati. Porti i Vlorës do të kthehet në port jahtesh. Porti tregtar zhvendoset në zonën e Triportit. Pas operimeve që kanë nisur në mënyrë normale pa asnjë lloj kufizimi në aeroportin e Kukësit. Brenda nëntorit nisim kantierin për aeroportin e Vlorës, ndërsa kemi hapur garën për aeroportin e Sarandës. Do jetë aeroport turistik sezonal. Na rezulton që do të përpunojë kapacitete të rëndësishme nga muaji prill deri në muajin nëntor për lëvizje charter”.

Sa i përket Korridorit Blu, ministrja tha se është shtyrë për një afat tjetër, dhe nuk pritet të përfundojë brenda këtij mandati.

“Duke marrë parasysh afatet për garën dhe kontratën, parashikohet të dorëzohet në pranverën 2025, në përfundim të mandatit të tretë. Korridori Blu, për të cilin jemi përgatitur prej kohësh, është një garë që e kemi lançuar, por për shkak të pandemisë u shty për një afat tjetër. Me fillimin e punës do të rihapet gara, por nuk pritet të përfundojë brenda këtij mandati.  Për të plotësuar këtë korridor një nga pjesët më të rëndësishme është Bypass-i i Gjirokastrës”.

Ajo u shpreh se Shqipëria do të bëhet me tre linja hekururdhore, ku përpos asaj Tiranë-Durrës, qeveria parashikon ndërtimin e linjave Vorë-Hani i Hotit dhe Durrës-Pogradec.

“Kemi arritur të përmbyllim fazën përgatitore të projektit të parë hekurudha Tiranë-Durrës. Kantieri nis në fund të këtij muaji, para se të mbarojë shtatori. Jemi në fazë negociatash për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit që do krijojë akses edhe në vende të tjera të Ballkanit. Kjo hekurudhë prek një pjesë të mirë të gjithë territorit. Banka e Investimeve ka marrë përsipër të na mbështesë për segmentin nga Durrësi në Pogradec, por ndërkohë do të nisim me segmentin e parë nga Durrësi në Rrogozhinë”, tha ministrja.

Belinda Balluku është rikonfirmuar në detyrë nga kryeministri Rama si ministre e Infrastrukturës për mandatin e tretë qeverisës.

Etiketa: Belinda BallukuPS

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Para
Letra e Elton Metës vështirëson hetimet: Sabrinën e gjeta duke…

Letra e Elton Metës vështirëson hetimet: Sabrinën e gjeta duke…

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com