Almeda Abazi ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes, gjyshin. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë ajo, përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një foto së bashku me të. Almeda e ka shoqëruar foton me disa fjalë tepër të ndjera.
“Ah o gjysh ah! Prehu në paqe gjyshi jonë”, ka shkruar modelja tepër e prekur.
Kujtojmë që shumë vite më parë, Almeda humbi një prej personave më të dashur për të, babain. Ajo herë pas here e kujton të atij përmes postimeve në rrjetet sociale, ku tregon sa e ndjen mungesën e tij.