GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Nis lufta e popullaritetit në skenën politike

21:53 - 16/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis lufta e popullaritetit në skenën politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka qenë një ditë e gjatë sa i përket zhvillimeve politike të ditës së sotme. Që në orën 10 kur nisi seanca plenare dhe si temë kryesore ishte prezantimi i programit të qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Në Kuvend nuk munguan as përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës dhe ku nuk munguan as ndërprerjet e seancës për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy palëve.

Kulmi i ditës u shënua rreth orës 18:00 të pasdites, pasi duke qenë se konsiderohet dhe si një orar që ka prezencën e madhe të publikut, aktorët kryesor politik në vend, përfshirë këtu edhe ambasadoren e SHBA-ve, ishin përgatitur për një betejë se kush do të fitojë më shumë audiencë.

Kësaj “beteje” i parapriu ish-lideri i PD, Sali Berisha, i cili kishte tre ditë që kishte paralajmëruar se ditën e enjte (sot) do të zhvillonte një takim në orën 5 me demokratët e Tiranës në një nga hotelet kryesore të kryeqytetit, pikërisht ditën kur prezantohej programi i qeverisë.

Kuvendi, pas prezantimit të programit në seancën e parë dhe përgjigjes së pyetjeve të deputetëve rreth programit nga ana e ministrave në seancën e dytë, kishte lënë që në orën 16:00 të zhvillohej seanca e tretë me diskutimet e mes opozitës dhe qeverisë. Deputetët mbërritën në kuvend në orar, përveç kryeministrit Rama.

Mungesa e kryeministrit u pa si shkak nga ana e opozitës që të pengonte mbarëvajtjen e seancës dhe rrefuzoi të debatonte në lidhje me programin pa qenë prezent kreu i qeverisë, duke bllokuar foltoren e parlamentit. Në përpjekje për të qetësuar situatën, kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi se kishte marrë një mesazh nga zyra e kryeministrisë dhe se Rama nuk mund të ishte prezent në atë moment në sallë, por do të mbërrinte në orën 17:00. Deri atëherë, grupi parlamentar i PD kërkoi 47 minuta kohë për t’u konsultuar dhe si rrjedhojë Nikolla pezulloi seancën për 10 minuta pushim.

Ndërkohë që në takimin e ish-liderit historik të demokratëve militantët po mblidheshin dhe ishin në pritje të Sali Berishës, në Kuvend rinisi dhe një herë seanca. Edhe kësaj radhe opozita nuk pranonte të debatonte në lidhje me programin, pasi kryeministri Rama nuk e “mbajti” fjalën duke mos shkuar në orën 17 në seancë.

Për këtë ditë të nxehtë zhvillimesh politike, ishte përgatitur edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, me një intervistë tek Zëri i Amerikës. Intervista e paralajmëruar, kishte si synim për t’i ardhur në ndihmë kreut të opozitës, i cili është vënë në shënjestër të akuzave që kur largoi Berishën. Fillimisht zyra e informacionit e Ambasadës nxori një pjesë nga intervista rreth orës 17 të pasdites, duke paralajmëruar transmetimin e plotë të saj me një lajmë të shkëputur, i cili thoshte se ambasadorja ishte shprehur që, të gjithë ata që flasin kundër vendimit të Bashës, nuk janë të sinqertë.

Pikërisht në momentin kur gjithçka dukej se vinte nga rastësia, rreth orës 18:00 ishte çasti kur televizionet ndanë në tresh ekranin. Në njërin cep, po transmetohej mbërritja e ish-kryeministri Berisha në takimin që zhvilloi me militantët e Partisë Demokratike, ku vazhdoi sulmet ndaj Bashës. Në pjesën tjetër po jepej intervista e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për Zërin e Amerikës, duke paralajmëruar rezultate nga Reforma në Drejtësi. Në cepin tjetër të ekranit, papritur kishte mbërritur kryeministri Edi Rama në seancën plenare dhe kishte nisur debati për programin e qeverisë me kreun e opozitës, ku nuk mungoi dhe maratona e zakonshme që njëri lavdëronte dhe tjetri e shante qeverinë.

Pyetja që ngremë në fund të ditës, të jetë vallë e gjitha rastësi skena politike në Shqipëri?

Gijotina.com

Etiketa: PolitikapopullaritetiShqiptareskena

Lajme të lidhura

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Para
Nata e shqiptarëve, ylli i Sociedad gjen golin ndaj PSV

Nata e shqiptarëve, ylli i Sociedad gjen golin ndaj PSV

TË FUNDIT

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26

Dokumente të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Jeffrey Epstein hedhin dritë...

Lexo më shumë
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com