Autoriteti i Kontrollit të tregjeve në vend ka nisur aksion të rreptë kontrolli për tregjet e produkteve shtazore dhe bimore në vend, pasi janë konstatuar se zhvillojnë aktivitetin në kushte aspak higjienike. Lajmi është bërë i ditur nga vetë. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve i cili ka bërë me dije se ka nisur tashmë kontrollet intensive në të gjithë thertoret dhe tregjet në mbarë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë së produkteve tek konsumatorët.
Ku kontroll blic është ndërmarrë në kuadër të një vendimi të firmosur nga Ministria e Bujqësisë me datë 15 tetor. Sipas urdhrit në fjalë, Drejtoritë rajonale të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve të koordinojnë aktivitetet e kalimit të ushtrimit të detyrave me strukturat e veterinarisë, me çdo njësi të vetëqeverisjes vendore, të territorit ku ushtrojnë funksionet dhe kompetencat e tyre.
Pavarësisht aksioneve që janë ndërmarrë vite më parë në këtë sektor dhe reformës në veterinari, sërish ka problematika të theksuara në procesin e lëvizjes, shitjes dhe therjes së kafshëve. Shumë bagëti lëvizin të paidentifikuara, pa matrikull, duke u kthyer në burim infeksioni. Certifikata veterinare vijon të mbetet një problem duke i bërë qytetarët të pasigurt për mishin që blejnë për konsum, pasi është kryesore në garancinë që jep për kontrollin e bagëtive që shkojnë për therje.
Ndërsa shumica e tregjeve të bagëtive nuk plotësojnë as kushtet minimale të sigurisë dhe higjienës. Po ashtu, abuzime ndodhin edhe në thertore, ku nuk mungojnë rastet që produkte e shitura të jenë të pacertefikuara.
E.H/ gijotina.com/