GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Fitorja e shkurtit të pasoj atë të tetorit”, Albin Kurti hap fushatën për zgjedhjet lokale

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fitorja e shkurtit të pasoj atë të tetorit”, Albin Kurti hap fushatën për zgjedhjet lokale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hapur fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit përmes një video-mesazhi. Me pamje nga fushatat e kaluara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u deklarua duke thënë se Kosova ka arritje të pamohueshme sa i përket institucioneve.

“Komuna është fillimi i çdo politike dhe është vendi ku qytetarët ndajnë së bashku të mirat që mund t’i sjellë një politike e ndershme, ashtu si edhe vendi ku ata organizohen për të zgjidhur problemet të vogla e të mëdha që na pengojnë të gjithëve ose ndonjërit nga ne”, shprehet Kurti në këtë video-mesazh.

Kurti thotë se, më shumë e më parë se në cilindo nga vendet e tjera ballkanike, qytetari i Kosovës e dënon politikën kur ajo e dobëson vendin tonë.

“Prandaj kam sigurinë se në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, qytetarët e Kosovës, kudo, do të votojnë për projektin modernizues, të ndershëm e humanistë, të kandidatëve që mbështet Lëvizja Vetëvendosje e jo për politikat që kthejnë abuzimet me miliona euro dhe arrogancën e dhunën e pushtetarëve”, është shprehur Kurti.

Kreu i VV-së përmendi edhe mos-shtyrjen e zgjedhjeve.

“Zgjedhjet nuk u shtynë, përkundër rekomandimit të IKSHPK-së, mbi rrezikun nga pandemia, tash neve do të na duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe fitores së shkurtit, t’ia bashkëngjisim atë të tetorit komunë për komunë. Ndërkohë dhe tërë kohën, çdo kund dhe secili respektojmë masat, vaksinohemi dhe mbrojmë veten e njëri-tjetrin” – shprehet kryeministri Kurti.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se ndryshimet e bëra në qeverisje mundësojnë ndryshimet e nevojshme nëpër komuna, e sipas tij, kur qytetarët i ndryshojnë komunat për të mirë, ndryshimet e dëshiruara në vend përshpejtohen.

Etiketa: Albin KurtifushataZgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
“Herën tjetër i fusin plumbin ekranit të VAR-it”, Artan Hoxha denoncon dhunën në ndeshjen Dinamo-Laçi

“Herën tjetër i fusin plumbin ekranit të VAR-it”, Artan Hoxha denoncon dhunën në ndeshjen Dinamo-Laçi

TË FUNDIT

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26

Një tragjedi është regjistruar në Messina të Italisë, ku shembja e një pallati ka lënë pas viktima dhe persona të...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com