Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike. Kështu një tjetër vatër zjarri është ndezur në fshatin Peshkëpi të Vlorës mesditën e sotme. Flakët kanë qenë të përmasave të mëdha. Ndërkohë, terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen e shërbimeve të zjarrfikëses.
Gjithashtu një tjetër vatër zjarri është ndezur në lagjen “11 Janari”, të qytetit, ku po digjen ullishte dhe dyshohet të jetë i qëllimshëm. Flakët janë favorizuar nga era ndërsa theksojmë se vetëm pak metra me larg ndodhet një banesë e cila rrezikohet të digjet. / A.L gijotina. com /