GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Krenari e Shqipërisë”, Mirush Kabashi përlot me poezinë për Nënë Terezën

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Krenari e Shqipërisë”, Mirush Kabashi përlot me poezinë për Nënë Terezën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësues të pushtetit vendor dhe personalitete të shquara të artit nga Shqipëria e diaspora janë bërë bashkë në Berat për të përkujtuar 5-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Magjik ka qenë aktori i madh Mirush Kabashi, i cili i ka përlotur të gjithë gjatë recitimit të një poezie kushtuar shenjtores Nënë Tereza.

“Ka bërë kaq shumë jo vetëm për Beratin por për të gjithë Shqipërinë. Është krenari e Shqipërisë. Duhet t’i ulemi në gjunjë për faktin se ka thënë gjithmonë se jam shqiptare. Pasi e kam lexuar jam shokuar. Me të vërtetë.

Jo vetëm për bëmat e Nënë Terezës por për gjykimet e saj. Ajo është një madhështi, jashtëzakonisht e motivuar për ato që ka bërë. Do përmbledh disa vargje e cila tregon motivimin e saj dhe marrëdhënien e saj me vendlindjen me Shqipërinë. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, është shprehur ai.

Shkrimtari Ndue Ulaj në kumtesën e tij në hapje të aktivitetit ka theksuar se është shumë e vështirë të gjesh një rast tipik në botë që një grua të ketë përvetësuar zemrat e të gjithëve dhe të quhet “nënë”.

“Zoti zgjodhi një grua për barazi, për ta sjellë në jetë dhe që në kohët e luftërave e betejave ajo të kthehej në një nënë për të gjithë shqiptarët e për mbarë botën. Nënë Tereza ndërtoi një perandori të pafund të dashurisë për njeriun, ajo la testamentin madhështor të dashurisë dhe na mësoi ta duam jetën ashtu siç është, pa u rebeluar.

Dashuria është vlera më sublime që kemi dhe me të cilën mund ta ndryshojmë botën. Kur mori çmimin Nobel në Oslo Nënë Tereza tha që ishte shqiptare, duke e gdhendur emrin e Shqipërisë në mbarë botën. Këshillat e saj të thjeshta dhe domethënëse janë thesar për shpirtin e njeriut, çdo herë dhe në çdo kohë”, ka thënë Ndue Ukaj.

Eda Zhiti,e cila ka shkruar e botuar edhe një libër për shenjtërimin e Nënë Terezës, ka folur në lidhje me eksperiencat që kanë ndarë me të në Vatikan personalitete të shquara e të afërta me Nënë Terezën.

“Unë isha në Vatikan në shenjtërimin e Nënë Terezës, isha pjesë e trupit diplomatik dhe e ndjeva se kisha një detyrë, të dëshmoja mesazhet e grave përfaqësuese nga bota për shenjtën tonë dhe kështu bëra, u mora nga një përshtypje grave ambasadore dhe bashkëshorteve të ambasadorëve dhe bëra librin. Libri me përshtypjet për Nënë Terezën u botua në Vatikan dhe titullohet “Dita e shenjtë e Nënë Terezës”, ka thëne Ela Zhiti.

Për Visar Zhitin, Nënë Tereza ishte personifikimi i të mirës mbi të keqen dhe o gjithë sakrificave njerëzore. “Fuqia përbashkuese e saj na mblodhi për të përkujtuar në Beratin tonë nënën e mbarë njerëzimit”, ka thënë Visar Zhiti.

Don Lush Gjergji, i cili njihej nga afër me të, ka ndarë me pjesëmarrësit kujtimet e tij më të bukura.

Etiketa: Mirush KabashiNene Tereza

Lajme të lidhura

Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalon, ndërsa Shqipëria e ka importues kryesor
Aktualitet

Nga shtatori ndalohet mishi brazilian, reagom AKU: Përjashtohen ngarkesat e certifikuara më herët

16:45 - 25/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe
Aktualitet

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!
Aktualitet

Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!

12:55 - 24/08/26
Para
Rama: Shkon në 900 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar për koronavirusin në vend

Doza e tretë e vaksinës kineze Sinopharm e domosdoshme

TË FUNDIT

Goditi me tullë policen në Kamëz dhe e la pa ndjenja, habit i riu: Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra
Aktualitet

Goditi me tullë policen në Kamëz dhe e la pa ndjenja, habit i riu: Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra

17:55 - 25/08/26

Një 25-vjeçar nga Kamza i quajtur Vehap Tota, është arrestuar nga policia dhe më pas është lënë në burg nga...

Lexo më shumë
Planet për të investuar në Sazan, jahti i Ivanka Trump filmohet në Qeparo – Video

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin, demokratët e quajtën “konflikt interesi flagrant dhe të pashërueshëm“

17:46 - 25/08/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Asani, Shpendi dhe Brruti shënojnë, Muçi bën “me krahë” Salah

Kanë fituar Champions League dhe 7 herë Premier League, klubi anglez i “çmendur” pas Ernest Muçit!

17:27 - 25/08/26
Tiranë, 18-vjeçarja godet me thikë ish-të dashurin e saj

Indiani tenton për të vjedhur në banesë, policia e arreston në majë të çatisë

17:05 - 25/08/26
Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalon, ndërsa Shqipëria e ka importues kryesor

Nga shtatori ndalohet mishi brazilian, reagom AKU: Përjashtohen ngarkesat e certifikuara më herët

16:45 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com