Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:50, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush.
Mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka përplasur një biçiklist ende të paidentifikuar, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.
Drejtuesi i automjetit po shoqerohet në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.