GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Të dyshuar për afera korruptive, KPP përjashton nga procedurat 8 koncesionarë të shëndetësisë

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Të dyshuar për afera korruptive, KPP përjashton nga procedurat 8 koncesionarë të shëndetësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri i Prokurimeve Publike ka pezulluar procedurat për 8 koncesionarë të  shëndetësisë. Në një vendim të publikuar së fundmi, KPP arsyeton se ka pezulluar procedurat për këta koncesionarë duke marrë shkas nga numri i lartë i ankesave të mbërritura për to, por edhe për shkak se nga  auditimet e KLSH kanë rezultuar kontratat më korruptive.

 Sipas vendimit të KPP, në total janë pezulluar kontratat për 8 koncesionarë, por jepet paralajmërimi edhe për të tjerë, po në këtë sektor.  Këto shoqëri të pezulluara administronin kryesisht furnizimin me barna dhe paisje të tjera mjekësorë ne spitale gjatë kohës së pandemisë.

Nga analiza e ankesave të dorëzuara pranë KPP evidentohen një sërë problematikash që këta të fundit kanë me specifikimet teknike të vendosura nga ana e QSUT për secilën nga procedurat respektive. Kështu lidhur me shtretërit duket se operatorët e cilësojnë të panevojshëm përfshirjen e kriterit të peshës mbajtëse të shtretërve që cilësohet specifikisht në intervalin 230-250 kur sipas kompanive prodhimi më i gjerë ka një peshë deri në 200 kg dhe korrigjimi i këtij specifikimi do të përfshinte më shumë kompani në garë. Sa i takon pajisjeve të frymëmarrjes edhe në këtë rast operatorët janë ankimuar për specifikime teknike që i përjashtojnë nga gara.

Sakaq, kujtojmë se në çdo vit  ankesa të shumta nga qytetarë dhe nga ndërkombëtarët janë paraqitur për koncesionet në shëndetësi. Por, pavarësisht kësaj qeveria në çdo vit ka vazhduar të rrisë fondin për pagesat ndaj tyre.  Më 2021 pagesat totale për koncesionet e shëndetësisë janë 4.7 miliardë lekë ose 37 milionë euro. Më i shtrenjti është sterilizimi, që pritet të marrë 1.7 miliardë lekë pagesa nga buxheti për sterilizimin e pajisjeve mjekësore gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. 

Koncesioni i laboratorëve ka marrë 1.28 miliardë leke pagesa për 2021. Ky koncesion filloi zbatimin në mesin e këtij viti. Check- up dhe dializa do të marrin përkatësisht 876 mln lekë dhe 779 mln lekë. Nga viti 2015 deri në vitin 2021 koncesionet e shëndetësisë kanë marrë morën 16.1 miliardë lekë financime ose 131 milionë euro. Kjo shumë është sa dyfishi i nevojave për financimin e pandemisë. 

E.H/ /gijotina.com/

Etiketa: koncesione

Lajme të lidhura

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel
Aktualitet

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

14:40 - 03/08/26
“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 
Aktualitet

“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 

13:57 - 03/08/26
Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”
Aktualitet

Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”

13:33 - 03/08/26
Para
“A është e vlefshme procedura?”, Ministrja Spiropali harron të firmosë dekretin për emërimin e saj

"A është e vlefshme procedura?", Ministrja Spiropali harron të firmosë dekretin për emërimin e saj

TË FUNDIT

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel
Aktualitet

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

14:40 - 03/08/26

Shoqëria aksionere publike që menaxhonte hapësirën ajrore të Shqipërisë, ka pushuar së ekzistuari. Dy javë më parë, ministria e Ekonomisë...

Lexo më shumë
Mori në banesë të miturin dhe e ngacmoi seksualisht për dy orë, arrestohet 31-vjeçari

Mori në banesë të miturin dhe e ngacmoi seksualisht për dy orë, arrestohet 31-vjeçari

14:35 - 03/08/26
“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 

“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 

13:57 - 03/08/26
Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”

Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”

13:33 - 03/08/26
Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok

Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok

13:26 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com