Avokati i njohur, Altin Goxhaj, në një intervistë për mediat, është shprehur se protestat kundër vaksinimit të detyruar do të vazhdojnë dhe protestës i është bashkuar edhe policia në mënyrë indirekte, pasi sipas tij, edhe ata janë kundër.
“Është e treta herë që policia nuk na ndalon sepse ne po kërkojmë që policët të mbrohen nga “vaksinimi i detyruar” pasi të gjithë për fëmijët e tyre ata janë me ne: mjekë, policë, punëtorë të administratës por nuk dalin sepse kanë frikë. Ky është një popull që e ka ndarë mendjen që mos vaksinohet, ne kemi bërë sondazhe flasim me njerëz që nuk duan të vaksinohen” – është shprehur Goxhaj.
Goxhaj shprehet se slogani i protestës është “Po preke fëmijët, ju pret plumbi” dhe se protesta e radhës do të jetë në datën 25 shtator.
“Slogani i protestës së djeshme ishte: “Po preke fëmijët, ju pret plumbi”. Populli është i vendosur që edhe të luftojnë, më datën 25 është protesta e radhës. Nuk i besojmë masat anti-kovid, kur Edi Rama më ka futur në qeli me 11 policë, maska nuk mbron është kot. Populli shqiptar shumica e kanë kaluar virusin dhe jetojnë dhe të gjithë kanë krijuar një lloj përballje” – shprehet Goxhaj.
Ai i ftoi të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen çdo të shtunë protestës kundër vendimit të qeverisë shqiptare për “vaksinimin e detyrueshëm”. Gjithashtu avokati i ka kërkuar Qeverisë që të tërhiqet nga ky vendim pasi populli do të ngrihet në protesta akoma edhe më masive.