GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kërkojnë të drejta për studim dhe punësim, gratë afgane protestojnë në Kabul

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkojnë të drejta për studim dhe punësim, gratë afgane protestojnë në Kabul
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa gra afgane kanë mbajtur të dielën protesta në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, për të kërkuar të drejta për punë dhe studim.

Video-materialet e shpërndara në rrjetet sociale kanë shfaqur një grup të grave të mbledhura para asaj që deri vonë ka qenë Ministri për Çështje të Grave, duke bërtitur “të drejta të grave dhe të drejta të njeriut”.

Disa kanë mbajtur pankarta duke kërkuar pjesëmarrje të grave në jetën publike.

“Një shoqëri në të cilën gratë nuk janë aktive, është shoqëri e vdekur”, është parë të jetë shkruar në një pankartë.

Protesta ka zgjatur rreth 10 minuta. Gratë janë larguar pas një përballjeje verbale me një burrë të paidentifikuar.

Në ditët e fundit, Qeveria e udhëhequr nga talebanët, ka lëshuar një mori dekretesh, përmes së cilave ka kthyer mbrapsht të drejtat e vajzave dhe grave.

Vajzave afgane u është pamundësuar kthimi në shkolla të mesme më 18 shtator, pasi Qeveria e udhëhequr nga talebanët, ka urdhëruar që vetëm djemtë dhe mësuesit burra të kthehen nëpër klasa.

Shkollat fillore tashmë janë rihapur dhe djemtë e vajzat janë ndara nëpër klasa dhe disa mësuese janë kthyer në punë.

Më 19 shtator, kryetari i përkohshëm i Kabulit, u ka thënë punëtoreve në Qeverinë e qytetit që të rrinë nëpër shtëpi, pasi puna do t’iu lejohet vetëm atyre që nuk mund të zëvendësohen nga burrat.

Javën e kaluar, talebanët kanë mbyllur Ministrinë për Çështje të Grave, duke e zëvendësuar me Ministrinë për “përhapje të virtytit dhe parandalimit të imoralitetit” dhe i është dhënë detyrë që të zbatojë ligjin islamik.

Prej kur talebanët kanë marrë pushtetin në Kabul, gratë afgane kanë mbajtur disa protesta në Kabul dhe qytete tjera, duke kërkuar që islamistët e linjës së ashpër të respektojnë të drejtat e njeriut.

Protestat janë shpërndarë dhunshëm nga luftëtarët talebanë. / REL

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Situata e covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Covid-19, shënohen 6 humbje jete dhe 780 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com