GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Covid-19, Akademia e Shkencave: 73% e shqiptarëve janë imunizuar, të vaksinohen të rinjtë mbi 12 vjeç

10:31 - 20/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid-19, Akademia e Shkencave: 73% e shqiptarëve janë imunizuar, të vaksinohen të rinjtë mbi 12 vjeç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademia e Shkencave  raporton se mbi 73% e qytetarëve në vend kanë fituar imunitet nga koronavirusi dhe këtu përfshihen qytetarë t moshave 25-75 vjeç. Akademia njofton se në këto konkluzione ka arritur pas një studimi të zhvilluar në gjashtë muajt e fundit në terren. Ndërsa sqarohet se imunizimin është krijuar pas valës së tretë që kaluam nga dy variantet e reja, Alfa dhe Delta.

“Akademisë së Shkencave ka monitoruar që në 6-mujorin e parë të Pandemisë nivelin e seroprevalences se antitrupave anti SARS-CoV-2 në popullatën shqiptare. Në të tre fazat e studimit të seroprevalencës në një kampion sinjifikativ të popullatës urbane të Qytetin e Tiranës, u aplikua e njëjta metodologji. Ne Fazën e tretë të studimit që filloi në 16 qershor 2021 deri 23 korrik 2021 u thirrën për testim 1527 banorë të moshës 20 deri 75 vjeç të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt të rastësishme nga listat e regjistrave të mjekëve të familjes. Seroprevalenca e përgjithshme e antitrupave IgG specifike anti S1-SARS-CoV-2 rezultoi 73.3%. Sipas të gjitha gjasave kjo përqindje pasqyron gjendjen imunitare të popullatës shqiptare pas valës së tretë të COVID-19 që u shkaktua nga variant Alfa dhe përpara valës aktuale Delta”, thuhet në deklaratë.

Më tej, Akademia ka bërë thirrje që është e nevojshme të imunizohet edhe pjesa e mbetur e popullsisë, që të arrijmë imunitet masiv. Por për këtë ata sugjerojnë që të fillojë vaksinimi edhe për të rinjtë mbi 12 vjeç.

Nga kjo mund të konkludojmë se aktualisht nevojitet një imunizim i shpejtë vaksinal i të paktën 20% të popullatës shqiptare akoma të pavaksinuar me qëllim arritjen e pragut të ri të imunitetit kolektiv qe vlerësohet në rreth 90% te popullatës për variantin Delta. Për të parandaluar riinfektimet në individët e vaksinuar apo që e kanë kaluar infeksionin mbi 6 muaj përpara, diskutohet kryerja e një doze përforcuese vaksine në moshat mbi 60 vjeç, si dhe në ata me sëmundje shoqëruese imunodeprimuese. Kjo është në përputhje me rekomandimet aktuale shkencore ndërkombëtare. Gjithashtu të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjeç me vaksina të miratuara për këto mosha. Siç sugjerojnë të dhënat e fundit shkencore, një dozë e vetme vaksine në këto mosha duhet të jetë e mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 nëpër klasat shkollore. Vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjeç t’u rekomandohet prindërve vetëm për ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike”, thuhet ndër të tjera në studim. 

Sipas Akademisë duhet të arrihet sa më parë imunizimi i plotë në të kundërtën niveli do fillojë të bjerë sërish.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: Covid-19imunizim

Lajme të lidhura

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Para
“Juventus ka humbur sigurinë”, habit Ancelotti: Mourinho me Romën do fitojë Serinë A

“Juventus ka humbur sigurinë”, habit Ancelotti: Mourinho me Romën do fitojë Serinë A

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com