GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Gati projekt-rregullorja që mundëson debitimin direkt ndërbankar

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Banka e Shqipërisë bleu 11.5 mln euro të hënën, por rënia e monedhës europiane vazhdon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren “Për debitimin direkt”, që do të mundësojë për herë të parë kryerjen e veprimeve të këtij lloji edhe në rastet kur përfituesi dhe urdhëruesi i pagesës nuk kanë llogari në të njëjtën bankë ose ofrues tjetër të shërbimit të pagesave (OSHP).

Objekti i rregullores është të përcaktojë rregullat për përdorimin e instrumentit të debitimit direkt si shërbim pagese për konsumatorët dhe mikrondërmarrjet.

Palët e përfshira në realizimin e instruksioneve të debitimit direkt parashikohen kreditori si përfitues i pagesës; debitori si pagues, OSHP i kreditorit si mbajtës i llogarisë së pagesës së kreditorit; OSHP i debitorit si mbajtës i llogarisë së pagesës së debitorit; sistemi elektronik i klerimit të instruksioneve të pagesave në lekë (AECH) si sistemi ku klerohen instruksionet e debitimit direkt; sistemi AIPS si sistemi ku shlyhen rezultatet e klerimit të instruksioneve të debitimit direkt; OSHP ndërmjetësues si ofrues shërbimi të ndërmjetëm midis dy OSHP të cilët nuk janë pjesëmarrës në sistemin AECH. Ligji “Për shërbimet e pagesave” lejon anëtarësim në sistemet AECH dhe AIPS vetëm për bankat tregtare, ndërsa OSHP-të e tjera mund të kryejnë veprime në këto sisteme vetëm nëpërmjet bankave.

Çdo kreditor mund të paraqesë një kërkesë për arkëtim të debitimit direkt, nëse i është caktuar një “ID e kreditorit” nga Banka e Shqipërisë, ka një pretendim të vlefshëm ndaj debitorit për të mbledhur para (në bazë të një kontrate ose marrëveshjeje midis kreditorit dhe debitorit), ka marrë një mandat të debitimit direkt të nënshkruar nga debitori për këtë qëllim, si dhe i ka dërguar OSHP të kreditorit një kopje të mandatit, si dhe sa herë që ky ndryshohet nga debitori. Kreditorët më të zakonshëm në veprimet e debitimit direkt mund të jenë të gjitha subjektet që pranojnë pagesa periodike, si për shembull kompanitë utilitare të energjisë, ujit, telefonisë, organet tatimore, pa përjashtuar edhe subjekte të tjera që mund të duan ta përdorin këtë shërbim për të arkëtuar faturat e tyre.

Debitori, pasi merr njoftimin paraprak nga kreditori në lidhje me vlerën dhe datën e debitimit, duhet të sigurohet, se në atë datë gjendja e llogarisë së tij me OSHP e debitorit, e cila do të debitohet është e mjaftueshme për të mbuluar vlerën e përcaktuar në kërkesën për arkëtim.

Komisionet e aplikuara për debitimin direkt do të bazohen në parimin e ndarjes, në mënyrë që kreditori dhe debitori të ngarkohen veçmas dhe individualisht përkatësisht nga OSHP i kreditorit dhe nga OSHP i debitorit.

Projektrregullorja në fjalë është në fazën e konsultimit me palët e interesit.

Aktualisht, debitimi direkt është një shërbim që mund të ofrohet vetëm në rastet kur përfituesi dhe urdhëruesi i pagesës kanë llogari në të njëjtën bankë. Me rregulloren e re, ky kusht nuk do të ekzistojë më dhe çdo subjekt i interesuar mund të kryejë apo pranojë pagesa të debitimit direkt, pavarësisht nga institucioni financiar ku mban llogarinë e vet të pagesës. Kjo pritet t’i japë një shtysë të mëtejshem automatizimit të pagesave dhe uljes së veprimeve me para fizike apo qoftë edhe veprimeve nga llogaria për të cilat klienti duhet të shkojë fizikisht në bankë. Debitimi direkte nga llogaritë bankare të individëve dhe bizneseve është një instrument që po njeh rritje të vazhdueshme, që prej vitit 2012. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri i këtyre transaksioneve gjatë vitit 2020 arriti në 951 mijë, në rritje me 4.4% krahasuar me një vit më parë./Monitor

Etiketa: debitprojektrregullore

Lajme të lidhura

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill
Aktualitet

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore
Breaking Views

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore

16:39 - 31/05/26
Para
U dyshua se vdiq në Pukë, prokuroria merr në pyetje Davide Pecorellin

Davide Pecorelli nën dy akuza në Shqipëri, 9 muaj më parë inskenoi vrasjen e tij

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş