Mbrojtësi i skuadrës së Juventusit, Matias De Ligt me shumë mundësi po zhvillon sezonin e fundit në kampionatin Italian. Pak ditë më parë agjenti i futbollistit, Mino Rajola la të kuptohej se holandezi mund të nis një aventurë të re larg Juventusit.
Barcelona është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit. Katalanasit ishin favoritët kryesorë për ta transferuar nga Ajaksi dy vite më parë por në fund Juventusi fitoi garën me spanjollët. Klauzola e largimit e De Ligt në Torino është 150 mln euro.