Kombëtarja e Hungarisë do të luajë dy përballjet e radhës në shtëpi pa tifozë. Dënimi i dhënë nga FIFA për shkak të koreve raciste ndaj lojtarëve të Anglisë i ka kushtur shumë hungarezëve. Tifozët hodhën edhe sende në fushën e lojës në duelin ku tre luanët fituan pastër 4-0.
Një lajm mjaft i mirë për kombëtaren kuq e zi që do të përballet si e barabartë me rivalët e grupit I. Shqipëria është e detyruar të fitojë ndaj Hungarisë për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm në kupën e botës.