GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Projekti i 32.1 milionë euro i Shëndetësisë, ministria në kërkim të konsulentit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal në QSUT, mungojnë ilaçet jetike për të sëmurët me leucemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë kërkoi nga operatorët e interesuar që të shprehin interes në lidhje me një shërbim konsulence, pjesë e projektit të përmirësimit të sistemit shëndetësor.

Bëhet fjalë për projektin që ka marrë mbështetjen e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim e cila ka mundësuar një hua 32.1 milionë euro.

Konsulenti në fjalë duhet të ofrojë kolaudimin e ndërtesave të Spitalit Pediatrik ndërkohë që në tërësi projekti i shëndetësisë është më gjithëpërfshirës. Operatorët do të duhet që të shprehin interes për t’u bërë pjesë e projektit deri më 4 tetor.

Në tërësi projekti ka si objektiv përmirësimin e efikasitetit të kujdesit në spitalet e përzgjedhura në Shqipëri, përmirësimi i menaxhimit të informacionit në sistemin shëndetësor dhe rritja e aksesit financiar në shërbimet shëndetësore. Për të përmirësuar aksesin dhe efikasitetin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, Projekti do të mbështesë të paktën dy komponentë.

Komponenti 1 ka të bëjë me përmirësimin e menaxhimit dhe infrastrukturës së sektorit spitalor publik. Komponenti 2: Përmirësimi i Menaxhimit të Informacionit Shëndetësor për Shërbimet Spitalore.

Pikërisht pjesë e komponentit të dytë është edhe një tjetër nën komponent i cili ka financuar rehabilitimin e Spitalit Pediatrik (një shtrirje horizontale dhe rehabilitim i një ndërtese ekzistuese). Konsulenti do të bëjë kolaudimin e këtyre ndërtesave ku është punuar.

“Sipas kuadrit ligjor shqiptar, vlefshmëria është e detyrueshme dhe pajtueshmëria do të mbulojë vlefshmërinë e dy ndërtimeve. Vlerësuesi i punimeve të ndërtimit të objektit duhet të kontrollojë dosjen e objektit për të gjitha fazat e zbatimit të punimeve, në përputhje me Projektin, kushtet teknike të zbatimit, specifikimet teknike, si dhe destinacionin e objektit, duke pasur parasysh afatin kohor të përcaktuar për kryerjen e punëve dhe vlerën e kontratës (sipas detyrave të përcaktuara)” sqaron Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. /Monitor

Etiketa: ministria e shendetedisetender

Lajme të lidhura

Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave
Breaking Views

Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave

16:07 - 03/08/26
Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro
Breaking Views

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Para
OBSH: Delta, varianti dominues në mbarë globin

OBSH: Delta, varianti dominues në mbarë globin

TË FUNDIT

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin
Aktualitet

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26

Në përfundim të afatit të aplikimit, KLP ka konfirmuar se në garë janë 5 kandidatë, të cilët kanë paraqitur kërkesën...

Lexo më shumë
Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

17:45 - 04/08/26
Përkeqësohet situata/ Flakët i afrohen banesave në Mallakastër, evakuohet një familje dhe ndërhyhet nga ajri

Përkeqësohet situata/ Flakët i afrohen banesave në Mallakastër, evakuohet një familje dhe ndërhyhet nga ajri

17:37 - 04/08/26
Zjarret pushtojnë vendin, Rama ikën me pushime, filmohet duke lundruar me skaf në Dhërmi

Zjarret pushtojnë vendin, Rama ikën me pushime, filmohet duke lundruar me skaf në Dhërmi

17:29 - 04/08/26
Zjarri në shtëpinë dykatëshe në Lushnje, dyshohet se shkaku ishte defekti në kondicioner

Zjarri në shtëpinë dykatëshe në Lushnje, dyshohet se shkaku ishte defekti në kondicioner

17:10 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com