GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Temperaturat e ulëta “trembin” protestuesit, si kaloi nata e dytë në Jarinjë

në Botë, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Temperaturat e ulëta “trembin” protestuesit, si kaloi nata e dytë në Jarinjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nata e dytë e protestës në Jarinjë ka kaluar e qetë dhe pa incidente. Mediet kosovare shkruajnë se numri i protestuesve serbë gjatë natës është zvogëluar për shkak të temperaturave të ulëta që kanë shoqëruar orët e vona të mbrëmjes, ndërsa ata që kanë qëndruar, kanë ndezur zjarr.

Ndryshe nga një natë më parë, protestuesit nuk kanë bërë thirrje dhe as nuk kanë kënduar këngë nacionaliste. E vetmja lëvizje në këtë pikë kufitare ka qenë ndërrimi i policëve të Njësisë Speciale të Kosovës që ka ndodhur rreth orës 01:00, pas mesnatës.

Rrugët të cilat çojnë në Jarinjë, ashtu si edhe në pikën tjetër kufitare Bërnjak, vazhdojnë të jenë të bllokuara me një kolonë të gjatë të makinerive të rënda që janë vendosur nga protestuesit serbë.

Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat duke vënë të përkohshmet për veturat e Serbisë që futen në territorin e Kosovës. Kjo gjë nuk u prit mirë dhe e tensionoi shumë situatën në veri të vendit ku qytetarët serbë në shenjë proteste bllokuan rrugët në Bërnjak dhe Jarinjë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vendimi për targat nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt, teksa shtoi te çështja e reciprocitetit ose kanë të drejtë të dyja shtetet, ose e kanë gabim të dyja.

“Vendimi i djeshëm nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase. Ligji është zbatuar, trajtimi i barabartë është siguruar. Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpijnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cenuar ata”.

Nga ana tjetër, presidenti serb, Alexandër Vucic kërkoi tërheqjen e të gjitha trupave që po qëndrojnë në veri të Kosovës si dhe një përgjigje urgjente nga BE -ja për situatën e krijuar me reciprocitetin e targave.

Vucic e quajti aksion kriminal, pozicionimin e forcave speciale policore në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak për të mbikëqyrur zbatimin e vendimit të qeverisë për targat serbe.

Ditën e hënë, qeveria e Kosovës njoftoi se të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi mund të bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për vendosjen e tyre do të ketë një pagesë prej 5 eurosh, ndërsa shkruhet gjithashtu se vlefshmëria e targave zgjat 60 ditë. D.L/Gijotina.com

Etiketa: Jarinjepike kufitare

Lajme të lidhura

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
Aktualitet

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Para
Ndryshon axhenda për finalen e Kupës së Shqipërisë

Rikthehet sot Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e planifikuara dhe oraret

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com