Një drejtuese mjeti ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me shtyllën elektrike në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabe të Lezhës.
Nga aksidenti raportohet se ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar në njerëz.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.