Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, teksa zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka folur pas mbledhjes për vendimet e marra.
Ndryshe nga herët e tjera, jo nga salla e konferencave por në një mikrofon të vendosur para kryeministrisë, Ahmetaj tha se prioritet do të jetë rindërtimi dhe për këtë i është kaluar 30 milion dollarë Fondit Shqiptarë të Zhvillimit për të përshpejtuar punën.
“Dsuke filluar me vendimet për programin e rindërtimit. Sië e dini, rindërtimi vijon me intensitet. I kaluam FSHZH dhe 3 miliardë lekë, në ekuivalencë, 30 milion dollar për të vijuar punët në terren me shpejtësi për të plotësuar angazhimin për të mbaruar punët në shtatorin e 22. Dua të ndaj me qytetarët një vendim tjetër për Rindërtimin e një qendre si 5 maji, në lagjen 4 dhe lagjen 8 të kryeqytetin, një poliqendër e re, ku i hapet rruga dhe aty punimeve me shpejtësi, shpronësim me këmbim. Do vijohet puna me 2-3 turne” – u shpreh Ahmetaj.
Ahmetaj gjithashtu tha se qeveria do të rikosntruktoj edhe godinat e universiteteve.
“Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e eficencë energjie të godinave të universiteteve publike. Kemi filluar punën sa i përket paktit të universitetit, vijon me intensitet të plotësojë angazhimet e kryeministrin dhe qeveria. Këto ishin vendimet e rëndësishme.”- tha më tej Ahmetaj.
Mbledhja e qeverisë u zhvillua në mungesë të kryeministrit Edi Rama, pasi ndodhet në një vizitë në SHBA.