Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar kreun demokrat, Lulzim Basha, lidhur me deklaratën e kvtij të fundit, për të mos lejuar mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar të PD për diskutimin e vendimit të Qeverisë amerikane, për shpalljen nongrata të ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Manjani në rrjetet sociale shkruan “mirë Kuvendin “antiamerikan”, po atë “amerikanin” do e mbledhë ndonjëherë ky Lulzimi amerikan në PD?!”.
“Jam kurioz ku do i gjejë aq amerikanë sa për për të mbledhur një Kuvend partie tashmë… Se as për të mbushur një kafene nuk ka më…”, shkruan Manjani.
Ish-ministri i Drejtësisë, ka qenë aktiv në lidhje me çështjen e largimit të Berishës, duke i dal kundra dhe duke sulmuar hapur ashpër të kreun demokrat.