GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Erdhën për pushime, çifti i huaj përfundon në Gjykatën e Sarandës

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Erdhën për pushime, çifti i huaj përfundon në Gjykatën e Sarandës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 51-vjeçar lituanez i arrestuar për dhunë në familje, është lënë i lirë nga gjykata e Sarandës kundrejtë një garancie prej 3000 euro.

Sipas dosjes hetimore, ngjarja për të cilën akuzohet Nikoljas Kuznecovs, ndodhi më 14 shtator pas një debati për pijen. Gruaja gjermane denoncoi në policinë e Sarandës partnerin lituanez se e kishte dhunuar fizikisht.

“Për të kaluar pushimet verore të vitit 2021, shtetasja gjermane Helena Barleben dhe shtetasi lituanez, 48 dhe 51 vjeç, të cilët janë në një lidhje intime dhe bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, kanë përzgjedhur territorin e Republikës së Shqipërisë, konkretisht fshatin Ksamil në Sarandë. Pushimet e tyre këta shtetas i kalojnë duke u akomoduar në një mjet transporti të llojit ‘rulotë’, të cilin e kanë sjellë me vete, duke e tërhequr me anë të një automjeti.

Më datë 14 shtator, rreth orëve të drekës, midis bashkëjetuesve ka lindur një debat, gjatë zhvillimit të të cilit, shtetasja gjermane H. Barleben ka derdhur shishen me raki që shtetasi lituanez po konsumonte në ato çaste. Kjo e ka ndezur edhe më shumë debatin midis tyre. Në këto rrethana, debati ka degjeneruar në akte dhune që shtetasi lituanez ka ushtruar ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases gjermane Helena Barleben, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj kjo e fundit thekson: ‘bashkëjetuesi im nga ky veprim u inatos dhe filloi të më godiste, me pëllëmba dhe me grushte në fytyrë dhe në kokë
” – thuhet në dosje.

Në vijim, shtetasi lituanez është larguar nga vendi ku kishin parkuar “rulotin” e tyre, duke u rikthyer rreth orës 20:00. Por, në rikthim, gjendja psikologjike e shtetasit lituanez ka qenë e rënduar, rrethanë kjo që ka ndikuar në “rindezjen” e konfliktit midis bashkëjetuesve, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj, shtetasja gjermane thekson se aty përsëri kanë filluar sherrin me njëri tjetrin me fjalë duke u sharë dhe ofenduar.

I shqetësuar për atë ç’ka po dëgjonte, një nga punonjësit e kampingut në të cilin gjendej edhe “ruloti” i bashkëjetuesve, ka vënë në dijeni Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, ku punonjës të policisë kanë mbërritur në vend duke shuar kështu edhe konfliktin e mëtejshëm të bashkëjetuesve, të cilët janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, ku shtetasja gjermane Helena Barleben është kontaktuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë këtij komisariati, para të cilit ajo ka parashtruar kallëzim penal.

Si shkak i çështjes, një turk, një arab, një suedez dhe një lituanez janë banorët më të fundit të përkohshëm të Sarandës. Atyre u duhet të jetojnë këtu deri sa të përfundojnë gjyqet për çështjet për të cilat akuzohen, vepra penale këto të kryera gjatë verës. Veç të tjerash, ata kanë depozituar në bankat shqiptare dhjetëra mijëra euro si garanci për shtetin shqiptar për lirinë e tyre. Ndërkohë një shtetas nga Sri Lanka vazhdon të mbahet i izoluar në paraburgimin e Sarandës për “moskallëzim krimi”.

Etiketa: ciftiGjykata Sarandesturistet

Lajme të lidhura

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill
Aktualitet

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore
Breaking Views

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore

16:39 - 31/05/26
Para
Borrell: Diskutuam për Turqinë, mundësi e mirë për të zgjidhur problemin e Qipros

Situata në veri të Kosovës, Borrell thirrje për dialog: Të ulen menjëherë tensionet

TË FUNDIT

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!
Aktualitet

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i cili kërkoj...

Lexo më shumë
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

12:59 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

12:55 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Ilir Meta: Të ndezim një shpresë të re që të jetë udhërrëfyes për…

Ndahet nga jeta babai I Ilir Metës, ish-presidenti pritet të marrë pjesë në ceremoninë mortore

12:41 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetmatadorbet giriş