GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

AKEP nuk ka ende një zgjidhje për operatorët celularë virtualë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtuesit presin që shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve të vijojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ngelet një nga vendet e pakta në Europë ku nuk ekzistojnë ende operatorë celularë të rrjeteve virtuale ose MVNO (Mobile Virtual Network Operators), siç njihen në terminologjinë e tregjeve të komunikimit.

Operatorët virtualë janë kompani që nuk kanë një infrastrukturë rrjeti të tyre, por shfrytëzojnë me marrëveshje rrjetin e operatorëve ekzistues të rrjeteve celulare (MNO). Operatorët MVNO janë të pranishëm në shumicën e tregjeve të telekomunikacioneve në Europë dhe në disa raste pjesa e tregut të tyre operatorëve arrin deri në 15%. Në vitin 2018, në AKEP u paraqitën për herë të parë kërkesa zyrtare për marrjen e autorizimit për ofrimin e shërbimeve si MVNO. Dy operatorët e interesuar për të ofruar shërbime viruale të telefonisë celulare janë Neofone dhe Digicom.

Neofone është një operator me aktivitet sidomos në shërbimet për bizneset, si për shembull tranzimit i thirrjeve, instalimi i sistemeve të komunikimit satelitor apo sisteme telefonike për biznese call center, por që ka autorizime edhe për shërbime telefonie dhe interneti me pakicë. Ndërsa Digicom është një operator i ofrimit të shërbimeve broadband me linja fikse, që prej vitit 2019 është blerë nga operatori kombëtar i rrjetit të fibrës optike, ATU.

Pavarësisht se kanë kaluar tre vjet nga shprehja e interesit të operatorëve, AKEP nuk ka ende një qëndrim përfundimtar nëse kuadri aktual ligjor dhe rregullator është i mjaftueshëm për të licencuar operatorë celularë virtualë.

Për çështjen e operatorëve MVNO është shprehur në vitin 2019 edhe Autoriteti i Konkurrencës. Në një paketë rekomandimesh për AKEP, ky institucion kërkon krijimin e lehtësirave për hyrjen në treg të MVNO-ve, duke vendosur detyrime të qarta për akses dhe interkoneksion dhe përdorimin e përbashkët të faciliteteve të rrjetit. Në thelb, Autoriteti i Konkurrencës kërkonte që Operatorët me Fuqi të Ndjeshme në Treg (OFNT) të detyrohen t’iu japin akses në rrjetin e vet operatorëve virtualë të interesuar. Por, vitin e kaluar AKEP vendosi të mos shpallte asnjë OFNT në tregun me shumicë të akses–origjinimit në rrjetet celulare. Ky qëndrim, në mënyrë të tërthortë, nuk krijon hapësira për vendosjen e detyrimit për akses karshi operatorëve potencialë MVNO.

Licencimi i operatorëve virtualë do të ishte një risi e rëndësishme në tregun e komunikimeve celulare në vend. Këta operatorë shihen edhe si e vetmja mundësi reale për të shtuar numrin e operatorëve në shërbimet celulare me pakicë. Modeli i biznesit të operatorëve MVNO mund të jetë i ndryshëm. Disa prej tyre janë pak më shumë se rishitës të shërbimeve të operatorëve të rrjeteve celulare (MNO), duke i tregtuar këto shërbime me markën e tyre dhe duke ndjekur strategji të veçanta marketingu. Por, ka edhe operatorë MVNO që zotërojnë një infrastrukturë teknike mbështetëse, që iu mundëson t’i krijojnë vlerë të shtuar shërbimeve të ofruara përmes rrjetit të MNO-ve./Monitor

Etiketa: AKEPtelefon

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Dritan Dajtit

Dritan Dajti shfaq probleme shëndetësore, transportohet nga burgu drejt spitalit në mesnatë

TË FUNDIT

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun
Breaking Views

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26

Protesta e qetë e ditës së sotme, duket se është prishur orët e mbrëmjes. FNSH hodhën ujë nga ana e...

Lexo më shumë
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

20:38 - 22/10/26
Protestuesit hedhin kapsolla drejt policisë, efektivët me megafon: Largoni fëmijët nga rruga

Protestuesit hedhin kapsolla drejt policisë, efektivët me megafon: Largoni fëmijët nga rruga

20:27 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com