Dy ditë para zgjedhjeve audio-përgjime janë publikuar në media, të cilat tregojnë se si kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etjon Joka, blen vota nëpër Tiranë. Në videon e publikuar nga Report Tv ai shihet duke shpërndarë para në këmbim të votës.
“Hajde një sekondë. Te puna si të ka shkuar? Të ka ecur çik? Ma jep dorën (i jep 100 dollarë), ma bëj një drekë se unë s’vi dot”, i thotë Joka qytetarit.
“Një votë po ma humbe më ngel hatri thotë ai. Ti merr lekët, më jep votën. Ata janë të moshuar ç’tu them unë atyre, ç’tu premtoj, tu jap lekët. Ia bona muhabetin. O xhaje i thashë, t’iu jap një kafe të mirë. Të vij t’ju marrim me makinë ditën e votimit. Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”, dëgjohet të thotë Joka në video.
Etjon Joka është i renditur i 22 në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë. Në një tjetër video ai duket që bisedon me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij te call-centeri ku punon. Më pas i thotë ka njeri këtej mbrapa. Jo asnjë s’ke përgjigjet qytetari. I pyetur nga një prej bashkëbiseduesve se çfarë do të ndodhë nëse Rama bën ndonjë dallavere’, Joka i përgjigjet ‘dallaveren na e lë neve në dorë’. Më pas si thotë ne do kemi një marzh gabimi të vogël. Se po lëvizim me shokë e me miq.
Ndërsa në një moment tjetër në video Joka flet me një qytetar për komunitetin rom, i cili thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, për 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë për të votuar. Joka, është kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë.
Kujtojmë se ditët e fundit forcat politike akuzojnë njëra-tjetrën se po blejnë vota. PD ka ngritur edhe një grup vullnetarësh për ‘të mbrojtur’ votën. Grup i cili u përplas me persona të përfshirë në fushatën e PS në Elbasan dhe mbeti i vrarë, Pjerin Xhuvani.
Ndërsa ditën e djeshme përfaqësues të Partisë Demokratike bllokuan në Maqellarë të Dibrës një makinë, që sipas tyre shpërndante para nga PS për të blerë votën në zgjedhjet e 25 prillit