GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Tani jemi në një kapitull të ri”, Talebanët kërkojnë të flasin në OKB

15:15 - 23/09/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Tani jemi në një kapitull të ri”, Talebanët kërkojnë të flasin në OKB
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tani që përsëri janë në krye të Afganistanit, udhëheqësit talebanë po përpiqen të japin përshtypjen se gjithçka është kthyer në normalitet.

Së fundmi luftëtarë talebanë të armatosur rëndë dhe familjarët e tyre u shfaqën duke vizituar kopshtin zoologjik të Kabulit.

Udhëheqësit talebanë kërkuan që të flasin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjatë kësaj jave, dhe emëruan Suhail Shaheen si përfaqësuesin e tyre.

OKB tha se një komision do të vendosë mbi kërkesën, por kjo nuk pritet të ndodhë gjatë sesionit të sivjetëm.

Në një intervistë së fundmi për Zërin e Amerikës, Shaheen tha se talebanët dheSHBA ishin kundërshtarë gjatë luftës, gjatë siç tha ai, “pushtimit të vendit”, por tha se gjërat mund të jenë ndryshe tani.

“Tani jemi në një kapitull të ri. Duam një fillim të ri dhe varet nga ShBA nëse ata do të vijnë të ndihmojnë në ndërtimin e Afganistanit dhe çrrënjosjen e varfërisë në vend dhe të na ndihmojnë në sektorë të tjerë si arsimi dhe infrastruktura. Gjithashtu, nëse duan të vijnë dhe investojnë në vend, janë të mirëpritur”, tha ai.

Ambasadori aktual i Afganistanit në OKB, Ghulam Isaczai, i emëruar në korrik nga ish-qeveria e Presidentit Ashraf Ghani, vazhdon të flasë në rrjete sociale kundër talebanëve.

Presidenti amerikan Joe Biden foli për një kapitull të ri në Afganistan, në fjalimin e së martës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ne përfunduam konfliktin 20 vjeçar në Afganistan. Ndërsa e përmbyllim këtë periudhë të një lufte të pamëshirshme, po hapim një epokë të re të diplomacisë së pandalshme – të përdorimit të fuqisë së ndihmës sonë të zhvillimit për të investuar në mënyra të reja të përmirësimit të jetës së njerëzve në të gjithë botën, për të rivendosur dhe mbrojtur demokracitë“, tha zoti Biden.

Emiri i Katarit foli kundër izolimit të talebanëve.

“Ne theksojmë rëndësinë që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë mbështetjen për Afganistanin në këtë fazë kritike dhe të ndajë ndihmën humanitare nga dallimet politike. Ne gjithashtu theksojmë rëndësinë e vazhdimit të dialogut me talebanët, sepse bojkotimi çon vetëm në polarizim dhe reagime. Dialogu mund të sjellë rezultate pozitive”, tha Emiri i Katarit.

Në një forum të Kombeve të Bashkuar për gratë afgane, drejtorja ekzekutive e UNICEF-it kishte një mesazh për udhëheqësit talebanë.

“Është shumë e rëndësishme që vajzat dhe djemtë në Afganistan të kenë mundësi të barabarta për të mësuar dhe për t’u aftësuar për të ardhmen. Ne jemi thellësisht të shqetësuar se shumë vajza mund të mos lejohen të kthehen në shkollë“, tha Herrietta Fore, drejtore ekzekutive e UNICEF-it.

Talebanët kanë thënë se një ekspert fetar do të përcaktojë se si vajzat mund të ndjekin shkollën sipas ligjit islam – të njohur si sheriati. Talebanët urdhëruan kthimin e djemve në shkollë, por nuk përmendën lejimin e kthimit në klasë të vajzave apo grave mësuese./VOA

Etiketa: Kombe te bashkuaraTaleban

Lajme të lidhura

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Para
Covid-19, rregullat e udhëtimit në Britani shkaktojnë zemërim në të gjithë botën

Covid-19, rregullat e udhëtimit në Britani shkaktojnë zemërim në të gjithë botën

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com