GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

Si t’i bëjmë ballë skuqjes?

16:02 - 24/09/21
në Të tjera
Kohë leximi: 3 min
A A
Si t’i bëjmë ballë skuqjes?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndodh menjëherë, gjatë bisedave të punës, pas një komplimenti apo kur vëmendja bie menjëherë mbi ne. Po përse sikleti na skuq në fytyrë? Si ka mundësi që pikërisht kur ne duam që të mos vihemi re, tërheqim gjithë ato shikime si pasojë e skuqjes?

Përse nuk arrijmë që të kontrollojmë këtë reagim, ashtu siç jemi të aftë që të qeshim edhe kur duam, apo të mos tregtojmë që jemi të mërzitur?

Maska e gjakut

Fiziologjikisht, ne skuqemi kur adrenalina bën zgjeron kapilarët në të cilët qarkullon gjaku në lëkurë. Disa shkencëtarë e lidhin këtë reagim me një mekanizëm të “sulmit apo arratisjes”. Në rrethana ku ne duhet që të largohemi me shpejtësi, apo të vihemi në pozicion mbrojtjeje, përfundojmë duke e shfaqur sikletin tonë pikërisht në fytyrë.

E megjithatë, kjo nuk mjafton për të shpjeguar një mekanizëm kaq të shpërhapur, po aq sa edhe pak të njohur.

A mund ta ndryshosh temën e bisedës?

Për Ray Crozier, psikolog ekspert për personat që janë të turpshëm, të skuqurit është një mënyrë për të shfaqur një mesazh, pak a shumë në mënyrë të ndërgjegjshme. Kur skuqesh gjendesh pak a shumë si në një situatë, për shembull, kur një mik këmbëngul për t’u treguar personave të tjerë se si ne e mendojmë diçka, në momentin më pak të përshtatshëm për ta bërë.

Por njeriu skuqet edhe kur është i inatosur, nga dhimbja apo trishtimi. Por edhe kur ne jemi të interesuar, apo pështirosemi nga një person, e duam që ta fshehim këtë gjë.

Pa rrugëdalje

Nëse faqet tona bëhen të kuqe vazhdimisht e kjo ndodh në situata jo të favorshme, kjo mund të kthehet në një arsye për t?u ndier në siklet. Për mjekët, frika se mos skuqesh quhet eritrofobi.

Shpesh, ai person i cili skuqet dhe kjo vihet re lehtë nga të tjerët ,zhvillon frikën që të skuqet në një situatë shumë të rëndësishme, e kjo bën që ta pësojë edhe më shpesh nga kjo frikë.

Si ta mposhtësh skuqjen

Ata që kanë probleme me skuqjen, mund ta përballojnë atë me psikoterapi, me ushtrime të frymëmarrjes apo me hipnozën.

Por ekzistojnë edhe procedura shumë të debatueshme kirurgjikale që bazohen në prerjen e nervave. Kur kjo ndodh, shkakton zgjerimin e enëve të gjakut të fytyrës. Megjithatë, rreziqet janë shumë më të mëdha sesa përfitimet, kështu që kjo praktikë nuk është përhapur gjerësisht.

Kampionë të ndjeshmërisë

Por zgjidhja më e mirë është që ne ta pranojmë skuqjen e fytyrës si në shenjë të ndjeshmërisë së madhe. Një studim i Universitetit të Kalifornisë Berkley, arriti në përfundimin se individët që skuqen lehtë, janë edhe më bujarë. E madje kanë edhe më shumë përgjegjshmëri për ndjenjat e tyre. Faktikisht, fëmijët skuqen më pak sesa zakonisht, dhe kjo sepse ata janë ende larg disa tabuve sociale të caktuara.

Etiketa: skuqjeturp

Lajme të lidhura

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur
Aktualitet

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26
Horoskopi, çfarë thonë yjet për ju sot!
Aktualitet

Horoskopi, 31 janar/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

08:39 - 31/01/26
“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)
Aktualitet

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26
Para
“Provokacja” e serbëve në kufi me këngë tradicionale, tensionohet situata (VIDEO)

“Provokacja” e serbëve në kufi me këngë tradicionale, tensionohet situata (VIDEO)

TË FUNDIT

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26

Në vitin 2018, Miroslav Lajçak, i cili në atë kohë mbante detyrën e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, i dërgoi...

Lexo më shumë
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com