GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ankesat e PD dhe LSI për zgjedhjet në Berat, përfaqësuesi i PS: Kemi bërë hetim, s’ka argument ligjor

09:42 - 14/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ankesat e PD dhe LSI për zgjedhjet në Berat, përfaqësuesi i PS: Kemi bërë hetim, s’ka argument ligjor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka nisur mbledhjen për shqyrtimin e kërkesave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridjan Salianji tha se është bërë hetim lidhur me argumentet e sjella nga LSI dhe ka rezultuar që ka vetëm gabime materiale. Salianji theksoi se kërkesa e bërë për Beratin është politike dhe s’ka vlerë ligjore.

“Kërkesën e LSI e kemi vlerësuar, ka ngritur pretendime konkrete, dhe ne kemi nisur hetim nëpërmjet komisipnerëve tanë, dhe kemi nxjerrë konkluzionet tona, që prapësojnë pretendimet e LSI. Për ZAZ 65, janë numëruar si të rregullta të gjitha kutitë e votimit nga përfaësuesit e të gjitha partive. Në QV 34,46 nëse nuk paraqitet operatori dhe votimi vazhdon, këtu s’ka parregullsi. S’ka pasur shqetësime gjatë ditës së votimit nga asnjë forcë politike lidhur me zhvillimin e votimit.

QV 33,56 pas hapjes së kutisë pas pasqyrimit gabimisht të rezultateve nuk u përdorën zarfet e duhura. Por kjo QV s’ka parregullsi. Te qendra e fundit 31, 31 u vu re parregullsi dhe mopërputhje të shifrave pasi nuk ka parregullsi në vula. Duke qenë nga ana formale një kërkesë ligjore e vlerësuam dhe i hetuam. U konsultuam me komisionin rregullator kemi pasur përfaqësues si PD, LSI dhe PS. Ne u njohëm me këto libra protokolli të KZAZ, bënë konsultime me qendrat e votimit, këtë doja që ankuesit të kishin bërë. Të paktën të konsultohet me anëtarët e tyre. Këtu vijnë tregojnë gjysmën e filmit, nëse kanë pasur interes ti hskojën deri në fund problemit.

Dy juristët e opozitës e njohin ligjin, por se thonë, të shpallësh pavlefshmërinë e gjithë qarqet duhen votat për një mandat. Ne vijmë këtu i  themi KAS-it unë kam gjetur këto 15 qendra dhe ju shpallinin të pavlefshme. Numri 10 mijë për shpalljen e pavlefshme nuk ekziston. Kjo është kërkesë politike s’ka asnjë argument ligjor dhe vlerë juridike. Ne jemi të detyruar t’i dëgjojmë. Sa i përket zgjidhjes që ata kërkojnë nuk është zgjidhja në këtë sallë”, tha Salianji.

Ndërkohë, anëtari i KAS, Ilir Rusmali kërkoi nga përfaqësuesit që të mos përfshihen në debate me njëri-tjetrin. “Të mos bëjmë komente për njëri tjetrin. Nuk ka nevojë të përsëriten ndërhyrjet e bëra. Ne i morëm shënim të gjitha argumentat faktet dhe provat që paraqitët. Nuk ka nevojë të na i thoni përsëri. Na jepni mundësinë ta mbyllin ciklin e parë të procedurës. Mos u fusni në debate me njëri tjetrin,” theksoi ai.

Etiketa: BeratKQZLSIPDSalianji

Lajme të lidhura

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’
Breaking Views

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Para
AMF harton ligjin e ri për transportin , pritet të futet ne fuqi më 1 Korrik

AMF harton ligjin e ri për transportin , pritet të futet ne fuqi më 1 Korrik

TË FUNDIT

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’
Breaking Views

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26

Mazhoranca dhe opozita njoftuan të martën konsensusin politik të arritur në hartimin e një draft-projektligj për financimin e partive në...

Lexo më shumë
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com