GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

AMF harton ligjin e ri për transportin , pritet të futet ne fuqi më 1 Korrik

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
AMF harton ligjin e ri për transportin , pritet të futet ne fuqi më 1 Korrik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në zbatim të ligjit të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit ka hartuar dhe nxjerrë për konsultim publik “Raportin Evropian të Aksidenteve”.

Dokumenti, i nënshkruar nga drejtuesit e mjeteve që përfshihen në një aksident rrugor, do të shërbejë për dëmshpërblimin e shpejtë nga shoqëria e sigurimit në ato raste ku dëmi vlerësohet deri në 30 mijë lekë. Pas procesit të konsultimit, formulari do të miratohet nga Bordi i Autoritetit dhe parashikohet të përdoret pas 1 korrikut të këtij viti, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri.

Sipas të dhënave zyrtare nga shoqëritë e sigurimit, rreth 30-35% e dëmeve në rastet e aksidenteve rrugore janë në vlera të vogla, zakonisht deri në 30 mijë lekë të reja. Këto raste dëmesh, sipas ligjit të deritanishëm “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” janë trajtuar nga shoqëritë e sigurimit bazuar në procedurat standarde brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës për dëmshpërblim, si edhe përmes plotësimit të një sërë dokumentash, përfshirë edhe procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

Ka raste që një pjesë e drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident, për të shmangur procedurat burokratike, apo gjobën e policisë, në rastin e dëmeve të vogla materiale në mjetet e tyre, nuk e raportojnë fare aksidentin dhe nuk bëjnë kërkesë për dëmshpërblim te shoqëria e sigurimit, por e zgjidhin midis tyre.

Ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili hyn në fuqi më 1 korrik të këtij viti, përmes një dispozite të posaçme përfshin për herë të parë në Shqipëri praktikën e njohur si “Raporti Evropian i Aksidenteve”. Në këtë mënyrë, përmes plotësimit dhe nënshkrimit të formularit të posaçëm (Raporti Evropian i Aksidenteve), i cili do t’i dorëzohet të siguruarit nga shoqëria e sigurimit në momentin kur ai blen policën e sigurimit, drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident bien dakord për zgjidhjen me mirëkuptim të ngjarjes.

Ky raport i nënshkruar nga të dy drejtuesit e mjeteve nënkupton që aksidenti ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular. Raporti i plotësuar dhe i nënshkruar nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident i bashkangjitet kërkesës për dëmshpërblim, e cila sipas ndryshimeve ligjore tashmë, duke nisur nga 1 korriku, nuk do të trajtohet brenda 30 ditëve nga shoqëria, por për 14 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së dokumentacionit.

Etiketa: aksidente rrugoreAMFdemshperblimekonomiprojektligjtransport

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Mblidhet sërish Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, miratohen dy ekspertët ligjor

Mblidhet sërish Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, miratohen dy ekspertët ligjor

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com