Mbrëmjen e së premtes është shënuar një tjetër aksident në aksin Elbasan-Peqin. Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 20:05, në fshatin Murras, ndërsa një 56-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Burime nga policia gjithashtu bënë me dije se një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar personin e identifikuar me inicialet V.H , 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.